Buxhuku: Kompanitë e fshehura, “bombë” për ekonominë
"Konfindustria mbështet krijimin e regjistrit të detyrimeve të ndërsjella të kompanive si një nga veprimet e duhura për të luftuar fenomenin shqetësues të “piramidave të fshehura” në ekonominë shqiptare si dhe vënien në dijeni të të dhënave të regjistrit të mësipërm pa përjashtim për bankat, bizneset dhe qytetarët. Duke mbështetur krijimin e regjistrit të detyrimeve të ndërsjellta të kompanive, në të njëjtën kohë Konfindustria kundërshton ndërhyrjen e shtetit nëpërmjet mosrimbursimit të TVSH (tatimit të taksës së shtuar) për kompanitë debitore në transaksionet ku shteti nuk është pjestar/palë”, tha administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.
Sipas tij, mosrimbursimi i TVSH ka kuptim vetëm në rastet kur kompanitë kanë detyrime fiskale të asyetuara ndaj shtetit.
“Konfindustria mbështet përmirësimet e ligjore për rastin e mësipërm të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë. Në çdo rast tjetër ndërhyrja e institucioneve të ekzekutivit është e papranueshme dhe me pasoja të padëshirueshme në afatgjatë për biznesin dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, vijoi më tej ai.