Sekuestrohet 1 kg marijuanë në një autobus
GJIROKASTER-Një kilogram mariaunë eshte sekuestruar oret e para te mengjesit në autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë ndërsa ka përfunduar në pranga një fatorino autobusi. Operacioni është kryer nga specialistë të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në policisë e Gjirokastrës, pas sinjalizimeve për transportin e lëndës narkotike.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se autobusi me targë Gj 61 52 A është ndaluar 10 minuta pas mesnate në vendin e quajtur “Axhencia” e qytetit Tepelenë në aksin rrugor Gjirokastër-Memaliaj.Gjatë kontrollit forcat e policisë kanë gjetur poshtë sediljes së shoferit cantën me 1 kg mariuanë. Në pranga nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike ka përfunduar fatorinoja i autobusit Spiro Pepe.
(d.b/TVNews24/BalkanWeb)