Meta: Berisha s’është në pension; Rama, si fëmijë
Kryetari i LSI-së dhe njëherësh zv/kryeministri Ilir Meta shpjegoi dje marrëdhëniet me kryeministrin Sali Berisha. Në një intervistë për News24, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ai e cilësoi si një lojë fëmijësh bojkotin e PS-së ndaj Kuvendit.
Si e komentoni zgjedhjen e Jozefina Topallit në krye të Kuvendit, ndërkohë që opozita mungoi?
Mendoj se mungesa ka të bëjë me përgjegjësinë që ka kryetari në detyrë dhe jo me aspekte që kanë të bëjnë me legjitimitetin e këtij Kuvendi, të kësaj maxhorance, apo me rikonfirmimin e zonjës Topalli. U duk qartë përmes këtij votimi që ajo u konfirmua me të gjitha votat e kësaj maxhorance.
A e kujtuat incidentin e 4 viteve më parë, kur ju kaluat sipër tavolinave...?
Ajo lloj seance nuk ka të bëjë me një raport personal, as me zonjën Topalli, me të cilën kemi pasur bashkëpunim të mirë. Ajo seancë ka të bëjë me një qëndrim të maxhorancës dhe të tensionit që ishte krijuar. Zgjedhja e saj është pjesë e një kompromisi politik. Është një institucion që i takon kësaj maxhorance. Kjo është një zgjedhje e PD-së, të cilën ne e respektojmë.
PD tani do të votojë për nënkryetarin e Kuvendit, që do të jetë Nasip Naço...?
Kjo nuk ka rëndësi. Megjithëse miku im Ulqini më tha se vonesa e hyrjes së PS në Kuvend është se u është premtuar shumë vetave vendi i nënkryetarit.
A e patët parasysh antiberishizmin kur pranuat të hynit në qeveri?
Antiberishizmi është diçka që mund të përdorej si kriter kohë më parë, kur raportet politike në Shqipëri ishin shumë më të ashpra, por të vazhdosh sot, kur Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, kur Shqipëria është në një stad më të avancuar, do të thotë se je jashtë zhvillimeve të kohës. Mendoj se në politikë është e rëndësishme se ku je i pozicionuar, por mos të harrojmë se jemi politikanë dhe interesi kryesor është të çojmë vendin përpara. Në këtë drejtim unë besoj se parësore janë interesat e vendit. Marrëveshja politike që ne kemi realizuar nuk e cenon identitetin tonë, përkundrazi. Në marrëveshje janë përfshirë edhe disa nga prioritetet tona.
Ju keni qenë nga më të ashprit ndaj zotit Berisha. Tani që do të jeni i detyruar të qëndroni pranë tij, ç’garanci morët nga ai, apo Berisha ka ndryshuar?
Mendoj që Shqipëria ka ndryshuar, shqiptarët kanë ndryshuar dhe natyrisht që edhe ne jemi pjesë e këtij realiteti duke përjetuar dhe pasur reflektimet përkatëse. Unë besoj se marrëveshja që ne kemi realizuar, është një marrëveshje që unë besoj se do të respektohet nga të dy palët, sepse jam i bindur që zoti Berisha synon një qeverisje të qëndrueshme, ashtu si ne synojmë që të jetë një qeverisje e suksesshme dhe të realizojmë objektivat tona. Nuk shikoj problemin e autoritarizmit, sepse kemi të bëjmë edhe me një raport të ri parlamentar.
Kjo është përvoja e tretë që keni postin e zv/kryeministrit. A keni vënë një kufi për Berishën?
Besoj se është e rëndësishme që programi i qeverisjes do të mbështetet mbi këtë marrëveshje. Edhe me zotin Nano nuk është se kemi pasur probleme si zv/kryeministër apo si ministër. Më shumë kanë qenë raporte të karakterit politik.
Keni qenë në të njëjtën ditë me pushime në Dhërmi me zotin Berisha. Çfarë keni biseduar?
Janë spekulime të medias, takimet në Dhërmi apo në Pogradec. Madje një miku im që ishte bashkë me mua në Pogradec, u trondit shumë kur pa një lajm sikur unë kisha hyrë te vila ku rrinte Berisha dhe sikur punonjësit e Gardës na kishin filmuar. E vërteta është që ne kemi qenë në komunikim, kemi shkëmbyer mendime, kanë qenë biseda informale në Tiranë dhe më pas secila palë përgatiti qëndrimet e veta. Nuk kemi pasur takime të tilla, as kemi hipur në një jaht në Dhërmi.
Gjatë këtyre kontakteve, a keni kujtuar momentet e vështira të marrëdhënieve tuaja kur Berisha u shoqërua në komisariat...?
Unë mendoj se nuk ka nevojë të kujtojmë të kaluarën. Ne nuk kemi dalë në pension që të kujtojmë këto të kaluara. Kemi përgjegjësi të mëdha për t’iu përmbajtur atyre objektivave që kemi.
Dy ministrat e LSI-së do të kenë varësi dyfishe?
Nuk ka nevojë për të pasur varësi dyfishe, sepse janë në funksion të kësaj marrëveshjeje, të kësaj qeverie. Ne nuk e kemi ndarë këtë qeveri në copa. Padyshim ne do të kemi edhe përfaqësues në dikastere të tjera. E rëndësishme është një frymë ekipi, bashkëpunimi dhe respekti reciprok.
Në qeverinë ku ju merrni pjesë, do të jetë edhe ministër Mediu, që ka edhe çështje penale...
Kjo është një zgjedhje e PR-së që ka një kontratë me PD-në, dhe një raport i këtyre. Unë mendoj se për këtë çështje do të shprehet prokuroria dhe drejtësia.
A keni një kosto politike, duke qenë në një qeveri me një të akuzuar për vrasjen e 26 personave?
Kjo është një akuzë politike, por është detyra e drejtësisë që të japë verdiktin e saj, dhe nuk mendoj që kjo çështje do të zgjidhej duke vendosur kushte të tilla nga ana e LSI-së. PD ka detyrimet e saj ndaj aleatëve.
Si e parashikoni, sa mund të zgjasë bojkotit i PS?
Mendoj se qëndrimi i lidershipit të PS-së nuk ka kuptim, pasi zgjedhjet e 28 qershorit janë të parat ku reforma zgjedhore dhe administrimi i tyre u diktuan nga opozita, pra nga PS-ja. Në këtë drejtim PS-ja nuk ka arritur dot të japë asnjë provë bindëse që në fillim të procesit. Nuk kanë arritur të konfirmojnë asnjë fakt dhe duket qartë që e gjithë situata konfliktuale dhe bojkotuese vjen për arsye të brendshme të PS-së.
Kjo është si ato historitë e fëmijëve që humbasin lojën dhe kërkojnë që ta bëjnë nga e para. Do të ishte më e vlefshme që meqë rezultati nuk ka qenë i keq për këtë parti, t’i jepte edhe një mundësi tjetër këtij kryetari, por jo të bojkotojë, sepse nuk është në interes të PS-së të mos jetë në parlament. Nuk i takon PS-së të dëmtojë procesin e integrimit të vendit.
Nëse raporti i ODIHR-it do jetë tejet negativ për zgjedhjet...do rishikoni qëndrimin ndaj zgjedhjeve?
Ne i kemi bërë vërejtjet tona për zgjedhjet. Kështu që për ne nuk do të kishte ndonjë lloj surprize.
A do të dilni me kandidatë të përbashkët me PD-në në zgjedhjet lokale të 2011-ës?
Do ketë një marrëveshje për zgjedhjet e pushtetit vendor, sepse ka disa gjëra më emergjente. Zgjedhjet lokale janë një test i rëndësishëm për vetë koalicionin dhe për maxhorancën qeverisëse.
Rama ka thënë se do luftojë kundër Berishës, Nanos dhe Metës..?
Po me Tosin ça ka? Unë e di që zoti Nano është pjesë e PS-së, kryetar në detyrë i së cilës është Edi Rama.
Në momentin kur do të zgjidhet presidenti, a do të mbështesni zotin Nano?
Është shumë shpejt për të folur, aq më tepër që ne kemi zotin Topi që është ende në fillim të mandatit. Por dua t’ju kujtoj se zoti Nano iu përgjigj me përgjegjshmëri ftesës sime para zgjedhjeve, kurse zoti Rama, në vend të vinte në atë tryezë, mbajti atë qëndrim për të cilin pati ato pasoja.
(d.b/BalkanWeb)