E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxhuku Parate e emigranteve te thithen nga bankat shqiptare te informohen per faljen fiskale

Kriza ekonomike në shtetin grek, nëse do të dijë të administrohet nga shteti shqiptar, mund të sjellë përfitime për ekonominë e vendit tonë.

Kryetari i konfederatës së industrive shqiptare, Gjergj Buxhuku , deklaron se është e nevojshme të ndërmerret një fushatë e gjerë informuese për emigrantët shqiptarë përsa i përket faljes fiskale dhe përfitimet që do të kenë prej saj, për t’i tërhequr kështu që kursimet e tyre t’i depozitojnë në sistemin bankar shqiptar.

Buxhuku shtoi gjithashtu se qeveria duhet të tregojë kujdes dhe përsa i përket daljes së kapitaleve financiare shqiptare jashtë kufijve në mënyrë të paligjshme.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›