E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja e kreut te Bashkise se Kavajes mbyllet ne banesen e prinderve te saj

Griselda Zaimi, bashkëshortja e kryetarit të ri të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, mbyllet në banesën e prindërve të saj, pas zbulimit të së vërtetës së mashtrimit me denoncimin e saj në polici, ku pretendonte se e kishin rrëmbyer, detyruar të abortonte një foshnjë 9-muajshe, si dhe zhdukjen e foshnjës.

Me historinë prej Marigoje, 28-vjeçarja, e cila nuk kishte qenë shtatzënë asnjë ditë nga 9 muajt që pretendonte, ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, deri në sqarimin e të vërtetës.

U desh ekspertiza e mjekësi-ligjore dhe ajo e gjinekologut që zbuloi gënjeshtrën e Griseldës.

Prej pasdites së të enjtes, 28-vjeçarja qëndron e mbyllur në banesën e prindërve në katin e katërt të një pallati, pranë ish-Merkatës së Vjetër në rrugën Ali Demi në Tiranë.

Në fakt, një banesë që prindërit e kishin blerë pikërisht për fejesën e vajzës së tyre me Elvisin, i cili në zgjedhjet e 8 Majit fitoi garën për kreun e Bashkisë së Kavajës.

Griselda, qëndron në dhomën e saj duke ndërprerë të gjitha kontaktet apo bisedat me të tjerët, por edhe familjarët e saj nuk janë parë të dalin gjatë ditës.

Përsa u përket hetimeve, ende Prokuroria nuk ka konfirmuar për klasifikimin e re të procedimit penal të kallëzimit të Griseldës, nëse ajo do merret e pandehur me akuzën e mashtrimit, apo do merret në cilësinë e të dëmtuarës, duke e klasifikuar veprimin e saj nën efektet e frustimit apo presioneve psikologjike, qoftë edhe nga familja e saj e re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›