E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Jo sanksioneve kundër Iranit

Rusia aktualisht po zhvillon bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me një marrëveshje të re për reduktimin e arsenaleve bërthamore, që do të zëvendësonte traktatin ekzistues START-1, i cili skadon në muajin dhjetor. Moska është gjithashtu pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të bindur Iranin të heqë dorë nga programi i tij i pasurimit të uraniumit.

"Nuk ka asnjë arsye për të lidhur këto dy çështje, apo të besohet se Rusia do të jetë më bashkëpunuese në ashpërsimin e sanksioneve kundër Iranit, nëse do të ketë progres në bisedimet me SHBA-në për reduktimin e mëtejshëm të arsenaleve bërthamore", deklaroi burimi i cituar nga Interfax.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›