Buzek: Shqipëria, pranë heqjes së vizave

Presidenti i PE-së Jerzy Buzek në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha theksoi se Shqipëria është pranë arritjes së liberalizimit të vizave.
"Viti 2010 është një vit i rëndësishëm për Shqiptarët pasi ata mund të marrin statusin e vendit kandidat në BE por mund të përfitojnë të drejtën e lëvizjes së lirë", tha Buzek.
Gjithashtu Buzek theksoi se stabiliteti politik është mjaft i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë. Ai gjithashtu inkurajon forcat politike të bashkëpunojnë në disa reforma të mëdha.
Nga ana e tij kryeministri Berisha falendoroi presidentin e PE-së për pritjen në një moment të vështirë për kombin e tij. Berisha i shprehu ngushëllimet presidentit të PE-së Buzek për humbjen e presidentit polak Kazinski dhe delegacionit që e shoqëronte. Gjithashtu Berisha theksoi edhe njëherë se Shqipëria do të bëjë çdo gjë që të plotësojë kërkesat për integrimin në Bashkimin Europian.