Grupi i PS-së proteston para Kuvendit

Grupi parlamentar i PS-së ka mbërritur në oborrin e selisë së Kuvendit në shenjë protestë për deputetët socialistë që janë ndërshkuar nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Protesta e tyre vjen pas pezullimit të deputetit socialist Taulant Balla për dy seanca dhe një është tërhequr vërejtje për deputetin Sajmir Tahiri.
Mësohet se 4 nga deputetët socialistë kanë mbajtur edhe një fjalim në lidhje me arsyet e protestës dhe kanë vendosur banderola në hyrje të Kuvendit. Gjithashtu deputetët socialistë kanë mbyllur edhe gojën me maska të zeza për të treguar kështu se maxhoranca po kërkon që t'i mbyll gojën opozitës.