Buzek Tani reforma te thella

Por permes nje komunikate per shtyp ai u ben thirrje lidershipit te te dy vendeve te Ballkanit qe te punojne me shume per integrimin europian.
Ky sinjal pozitiv duhet te sherbeje per te krijuar nje vrull te ri ne gjirin e udheheqjes politike te ketyre dy vendeve per te ndermarre reformat e veshtira por te detyrueshme ne qofte se ata duan te vazhdojne marshimin e tyre drejt integrimit europian ka deklaruar Buzek.
Ai ka theksuar se ka ende nje sere ceshtjesh te rendesishme qe kerkojne zgjidhje ne vecanti pavaresia e gjyqesorit dhe kalimi i krizes politike.
Mungesa e respektit per sundimin e ligjit ne nivele te ndryshme kercenimet per pavaresine dhe efektivitetin e gjyqesorit si dhe perkeqesimi i metejshem i klimes politike mes vete forcave politike jane problemet qe ndikojne ne te dy vendet dhe qe duhet te adresohen me vendosmeri ka nenvizuar Buzek.
Kreu i legjislativit europian kujton renien e murit te Berlinit dhe shprehet ne fund te komunikates per shtyp se procesi i liberalizimit te vizave me Ballkanin na ben deshmimtare per ekzistencen e nje tjeter muri qe ndante popullin europian.