E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU Votimi ne PE cast historik per shqiptaret

Tirane 7 tetor NOA - Votimi ne Parlamentin e Evropes i propozimit per heqjen e vizave Shengen per shqiptaret eshte nje cast historik per shtetin tone.

Keshtu vlereson ne nje deklarate te posacme per shtyp Partia per Drejtesi dhe Unitet duke e cilesuar kete si momentin me te ndritur per kete shtet ne 20 vitet e fundit dhe me i ndrituri per kombin pas Pavaresise se Kosoves.

shte casti qe te gjitha forcat politike shoqeria civile biznesi dhe mbi te gjitha te gjithe qytetaret te bashkohemi me motiv integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Hapi i pare i hedhur eshte i vlefshem por sfidat ne te ardhmen do te jene edhe me te forta citohet me tej ne kete deklarate.

Duke shtuar se liberalizimi i vizave do te thote me shume se levizje do te thote fund te izolimit qe kemi perjetuar 60 vitet e fundit ne historine e shtetit tone.

Tashme te gjithe bashkeqytetaret tane do te kene mundesi te shkojne dhe te takojne te afermit e tyre ne emigracion te gjithe do te kene mundesi te bejne pushime ne vendet evropiane te njohin kulturen e ketyre shteteve dhe te transmetojne kulturen shqiptare aty. Kjo do te sjelle Shqiperine me ritme te shpejta shume me afer Bashkimit Evropian. Per me teper tashme te gjithe shqiptaret do te kene mundesi te vizitojne vende ku kane lidhje te forta perfundon deklarata.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›