E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Pitella Merite e shqiptareve

Gianni Pitella zevendespresident i Parlamentit Europian e cilesoi votimin e raportit qe rekomandon heqjen e vizave si nje fitore te shqiptareve.

Pitella u shpreh se liberalizimi nuk eshte merite politike e njeres apo tjetres pale por kontribut i te gjitheve.

Sot eshte nje dite e rendesishme per Shqiperine sepse PE votoi me shumice te theksuar nje rezolute per liberalizimin e vizave. Duke folur shpesh me qytetaret une e di se sa per zemer e kane shqiptaret kete. Ky eshte nje sukses i te gjitheve deklaroi Pitella.

Ai vleresoi edhe punen e bere nga ana e opozites shqiptare dhe kerkoi nga mazhoranca qe te zgjidhe ceshtjen e transparences se zgjedhjeve.

I jap vleresimet e mia kryetarit te opozites Edi Rama per punen qe ka bere ne kete drejtim. Mazhoranca te zgjidhe ceshtjen e transparences permes komisionit hetimor. Nuk duhet te varen dekorata per te thene se ky eshte fruti im shtoi Pitella.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›