Buzëkuqet verorë, buzët përvëluese pushtojnë stinën e verës
Buzëkuqi mat (ngjyrë e kuqe e ndezur) është një nga nuancat më në modë të stinës dhe shkon shumë në kontrast me një lëkurë të pastër dhe sy të shndritshëm. Për këtë, ekspertët tregojnë si të theksojmë buzët me ngjyrën që u japim. Buzë me volum të plotë, të vijëzuara mirë me efekt të njomë. Ja si të zgjedhësh e të aplikosh masën dhe ngjyrën sipas rezultatit që kërkon të marrësh. Nga buzëkuqi ngjyrë mat, merrni ngjyrë me furçën e sheshtë të buzëve dhe vendoseni fillimisht në buzën e sipërme, pastaj në atë të poshtme, duke u përqendruar më pas në qendër për të dhënë një efekt “zemër”. Përsëriteni dy herë për të intensifikuar ngjyrën.
Një truk i butë, por i realizuar mirë: buzët e lyera, në nuancë rozë në pjeshkë natyrale, të japin në efektin final një pamje klasike. Apliko një buzëkuq ‘stick’ dhe për ta zmadhuar dritën e ngjyrës mbivendos një shkëlqyes transparent me anë të një peneli, sidomos në qendër të gojës. Një buzëkuq i errët por shumë i shndritshëm, me konturet e vijëzuar mirë është i këshillueshëm dhe për ato që kanë buzë të holla. Për të përfituar efektin volum, zgjidh një laps më të errët për ta përhapur vetëm anash buzëve. Nëse bëhet fjalë për një trukim darke, mbi ngjyrën e ndezur kaloni një shkëlqyes të tejdukshëm, gjithmonë në qendër të gojës. Ideale për ditën, u shkon biondeve dhe atyre që kanë lëkurën e fytyrës të pastër. Për të pasur buzë të lyera me një të kuqe natyrale, butësi dhe volum të plotë, zgjidh një xhel dhe aplikoje me gishtërinj, në fillim sipër dhe pastaj poshtë, nga qendra.
Buzët
Buzë të buta, të plota, asgjë nuk vepron më tepër joshëse. Me disa hije të thjeshta mund të mbulohen edhe defektet më të vogla. Meshkujt i pëlqejnë buzët voluminoze dhe mbi këtë formulë të pandërlikuar bazohet ideali i bukurisë tek buzët e femrave. Kjo është madje e studiuar. Në një studim, shkencëtarë nga Universiteti Louisville SHBA ndryshuan në ekran madhësinë e buzëve të femrave. Dhe shikoni përfundimin: Femrat me buzë të plota u përzgjodhën nga pjesëmarrësit meshkuj si më të bukurat. Ndërsa femrat kanë preferenca të tjera. Ato i konsiderojnë mjaft tërheqës meshkujt me buzë me përmasa të ekuilibruara, as shumë të holla e as shumë të trasha. Kështu apo ashtu, buzët janë qendra e vëmendjes në fytyrë. Për të qenë optimal në lojë, nuk duhen patjetër buzë perfekte, por vetëm teknikat e duhura për ti bërë ato perfekte.
Përshtatja
Biondeve me sy bojëqielli ose gri dhe një ngjyrë të hapur lëkure u shkon veçanërisht i kuqi i buzëve me nuancë të lehtë bojëqielli. Flokëkuqet dhe brunet duhet të kujdesen për një përqindje të lehtë kafe. Nëse lëkura është shumë rozë, më mirë hiqni dorë nga tonet e verdha, kafe dhe portokalli. Më mirë testojini ngjyrat në dritën e ditës. Me ngjyrën e buzëve të zgjedhur me kujdes dhe me një laps të mirë konturesh mund të korrigjoni disa gabime të vogla të formës së buzëve. Këshillë profesionistësh: bazën e kremit pudër ose kremin e ditës me nuancë, më mirë mos e çoni deri në konturin e buzëve. Kështu i kuqi i buzëve qëndron më gjatë, dhe keni konture të pastra. Nëse përdorni furçë për buzët, rezultati do të jetë më i saktë sesa vetëm me të kuq buzësh. Dielli, era, ajri i thatë nuk i bën aspak mirë buzëve. Ato bëhen të ashpra. Si program emergjence mund të përdorni një balsam për buzët para gjumit. Mjaft efikas për këtë problem është kremi bimor në fomrë xheli me aloe vera dhe vitaminat A, C, E. Lapsa të veçantë trajtues dhe balsami furnizojnë me yndyrë dhe hidratim dhe parandalojnë buzët e plasaritura. Ideal është trajtimi i buzëve me preparate që përmbajnë vit A dhe E. Kush vuan shpesh nga buzët e thata ose të inflamuara, duhet të sqarojë shkakun tek mjeku. Pas saj mund të qëndrojë një sëmundje e lëkurës ose mungesë me vitaminës B. Zgjidhni në të gjitha stinët trajtues për buzët me mbrojtje kundër diellit.
Klasifikimi i buzëkuqeve më të mirë
Buzëkuqi është esencial për të kompletuar dhe bërë perfekt tualetin, dhe për këtë është e rëndësishme të bësh zgjedhjen e duhur. Sipas një sondazhi, është formuar një klasifikim mbi buzëkuqet më të mirë për momnetin.
Chanel Rouge Allure n°14 Passion
Është konsideruar si buzëkuqi më i mirë në treg. Ai ka një kualitet të shkëlqyer: është një buzëkuq shumë rezistent, me ngjyrë të thellë, i cili nuk lë njollë. Ana “negative” e këtij buzëkuqi, nuk ka përbërës hidratant, kështu që nuk është për buzë të thata.
Avon Glazeëear
Produktet Avon nuk blehen në dyqan e kozmetikës, por me porosi. Ky buzëkuq ka një gamë të gjerë ngjyrash, është hidratues dhe me shkëlqim.
Max Factor Lipfinity
Ky buzëkuq zgjat për rreth 8 orë, pa qenë e nevojshme të përsëritësh aplikimin shumë herë. Dhuron butësi dhe shkëlqim në buzë.
Deborah Light Creator
Ky buzëkuq i jep buzës shumë shkëlqim, me efekt të lagur dhe jep volum.
Avon Colour
Ka një gamë të gjerë nuancash: me efekt shkëlqyes, metalik ose klasik.
Bottega Verde
Buzëkuq me efekt diamant dhe me vitaminë E. Me këtë buzëkuq mund të keni buze të shkëlqyeshme me diamant falë përbërjes së mikrokristaleve shumë të reflektueshëm.
Bottega Verde Lip Color Extra Shine
Ky produkt bashkon buzëkuqin me një krem hidratant dhe antioksidues. Përmban vitamina, koenzima Q10 si dhe filtër mbrojtës. Buzët do të jenë të shkëlqyeshme, të mbrojtura dhe të hidratuara.
Deborah Hydracolor
Bashkohet me buzëkuqin edhe gjalpi i kakaos. Është shumë rezistent dhe disponohet në shumë nuanca. Është kundra alergjik dhe përmban filtër mbrojtës. Ai është i përshtatshëm edhe për adoleshentet.
Rimmel Full Volume Lipstick
Është shumë rezistent dhe i dhuron volum buzës.
Lyerja perfekte e buzëve
Me disa hije të thjeshta mbuloni defekte të vogla.
Buzë të holla
Me një laps të hapur buzësh vijëzoni kufirin më të jashtëm të buzës, ku të vijëzoni këndin e buzës plotësisht me laps konturesh. Si përfundim, vendosni të kuqin e buzëve. Më shumë përshtaten të kuq buzësh ose shkëlqyes të hapur.
Kanë efekt zmadhues.
Buzë të mëdha
Fillimisht pikturoni këndin e buzës me një laps mbulues në ngjyrë të lëkurës. Vijëzoni pikërisht konturet poshtë pjesës së buzës dhe jo tërësisht deri në cepin e buzës. Më mirë përdorni ngjyra pa shkëlqim, të errëta, pasi ato i bëjnë buzët të duken më të vogla.
Cep i rënë i buzës
Fillimisht mbulojini me një laps mbulues. Tani vendosni shkëlqyes në ngjyrë të buzës ose në ngjyrë të të kuqit të buzës, duke lënë cepin e jashtëm të buzës. Ato theksojini më mirë me një vijë të hollë, e cila ngrihet disi. Si përfundim, vendosni të kuqin e buzëve.
Rrudhëzat e buzëve
Tek to mund të grumbullohet tualeti, i cili nuk duket aspak këndshëm. Prandaj më parë përdorni pak hidratant. Më pas rrethoni buzët me një laps konturesh, në mënyrë që ngjyra të mos përhapet edhe jashtë buzës. Ngjyrat shndritëse si rozë ose kajsi kanë efekt të freskët dhe natyra!
Buza e sipërme e hollë
Buza e sipërme e hollë, buza e poshtme e plotë është problemi më i shpeshtë i buzëve. Mund të rregullohet duke konturuar vetëm buzën e sipërme në pozicionin më të lartë me një vijë. Buzën e poshtme mos e nënvijëzoni. Si përfundim, vendosni të kuqin e buzëve.
16 Maj 2009