E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hommage, celulari i ri nga komapania Sky



Për disa persona, “Hommage” i ri është vetëm një telefon celular rrëshqitës i radhës, por kompaninë koreane “Sky” ai është gjithçka. Me lançimin e tij, kompania shënon solemnisht 10-vjetorin e punës në treg. “Hommage” ka karakteristika të rëndomta të klasës së celularëve të cilës i takon. Interesante janë 112 drita LED në panelin e përparmë, të cilat gjatë përdorimit të telefonit ndriçojnë në forma të ndryshme. Sky ka ofruar edhe tri variante të ngjyrave të telefonit: të zezë, të bardhë dhe rozë dhe një çmim të vetëm, atë prej 400 dollarësh amerikanë.

Çavez prezanton telefon celular për 14 dollarë

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez, prezantoi telefonin e parë celular të quajtur “El Vergatario” (vegjetariani), që do të shitet për vetëm 14 dollarë. Çavez e prezantoi telefonin në spektaklin “Alo presidente”, prej ku bëri bisedën e parë në telefon, duke uruar nënën e tij me rastin e ditëlindjes. “Ky do të jetë telefoni më i shitur celular në botë”,- deklaroi Çavez, duke shtuar se menjëherë do t`i jepet Fidel Kastros, ndërsa biseda e tyre me këtë rast nuk do të mund të përgjohet nga autoritetet amerikane. Telefoni edhe përkundër çmimit të ulët, mund të ketë qasje në internet, ka opsione për MP3, SMS, alarm zgjimi dhe opsione të ngjashme. Aparati telefonik është prodhuar sipërmarrja kineze dhe venezuelase, e cila është në pronësi të qeverisë së këtij vendi.

16 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›