E Diel, 1 Nëntor 2026

Buzhala: Për veriun fajtor është gjeografia e historia

Fajtor për të gjitha problemet në veri të Kosovës është gjeografia dhe historia. E para sepse Mitrovica është në kufi me Serbinë dhe e dyta sepse kjo pjesë është e banuar me serbë.

E problemi rritet kur kësaj i shtohet fuqia e shteteve të mëdha.

Kështu mendon deputeti i Parisë Demokratike të Kosovës Berat Buzhala sipas të cilit Kosova po dialogun për Serbinë në mënyrë që të zgjidh problemet.

E kur jemi te dialogu Buzhala tha në emisionin Infomagazine të Klan Kosovës se nuk shqetësohet nga kërcënimet e Daçiqit për ndërprerjen e takimeve me kryeministrin Hashim Thaçi.

Sipas Buzhalës Kosovës nuk i intereson se çfarë mendon Serbia por se çfarë mendon Bashkësia ndërkombëtare.

“Ne nuk kemi problem me palën serbe por me palën ndërkombëtare, nëse ne nuk i kemi marrëdhëniet e mira me Catherine Ashton atëherë ne jemi në situatë për tu shqetësuar” ka thënë Buzhala në Klan Kosova.

Ai nuk beson se Daçiqi mund të mbajë këto kërcënime sepse kjo nuk është hera e parë që nga ai dëgjohen premtime të tilla. Daçiqi thoshte se nëse lirohet Ramush Haradinaj, do të shqyrtonte dialogun me Kosovën. “Daçiqi e shqyrtoi këtë çështje edhe pranoi me vazhdoi dialogu”tha Buzhala./Indeksonline
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›