Bisedimet e Serbisë me BE varen nga Kosova

Një marrëveshje e administrimit të integruar të kufirit midis Serbisë dhe Kosovës ishte një faktor i madh për vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së për të vlerësuar përparimin e vendit për nisjen e bisedimeve të negocimit pranverën e ardhshme, tha Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç.
"Pas një numri të gjatë vitesh, Serbia ka marë një opinion shumë pozitiv nga BE, me një shans të mirë për të nisur bisedimet e anëtarësimit pranverën tjetër," tha Daçiçi pas takimit të javës së shkuar.
Pa marrëveshjen, që u zbatua më parë këtë muaj, Daçiçi tha se vendit do t'i ishte dashur të priste deri më 2014.
Marrëveshja mbi përfundimet finale për Serbinë pohon se "për qëllimin e vendimit të mundshëm të Këshillit Evropian mbi fillimin e bisedimeve me Serbinë, Këshilli i Ministrave, mbi bazat e një raporti nga Komisioni Evropian dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, në pranverë 2013 do të shqyrtojë përparimin që Serbia ka bërë në reformat dhe zgjerimin e marrëdhënieve me Prishtinën."
Bisedimet mes Daçiçit dhe Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi do të vazhdojnë në janar, tha të hënën (17 dhjetor) Kethrinë Eshton, përfaqësues e lartë për punët e jashtme të BE-së.
"Kemi një periudhë të rëndësishme përpara, që do të kërkojë unitet të plotë politik dhe stabilitet, kështu që mund të vazhdojmë në rrugën evropiane ndërsa mbrojmë interesat tona kombëtarë e shtetërorë," tha Daçiçi.
Suzana Grubjeshiç, zëvendës/kryeministre për integrimin evropian, tha se Serbia është "gati të fillojë bisedimet nesër po jetë e nevojshme."
"Mund të themi se sot Serbia është përgëzuar dhe inkurajuar. Përgëzuar për atë që ka bërë, sepse qeveria ka demonstruar synimet e saj të mbajtjes së premtimeve që bën dhe e inkurajuar nga fakti se data për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit do të vendoset pranverën tjetër, gjatë presidencës që do të mbahet nga Irlanda," tha Grubjeshiçi përSETimes. /Indeksonline/