Zharku iku përmes aeroportit “Adem Jashari”

Xhabir Zharku ka braktisur Kosovën nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se ish- kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, pak ditë para se të shpallet person në kërkim nga policia, është larguar nga territori i Kosovës përmes aeroportit “Adem Jashari”.
Derisa Zharku ndodhet jashtë Kosovës, Gjykata Komunale në Kaçanik ka lëshuar urdhër-arrest për të, e që i njëjti urdhër u është shpërndarë gjitha stacioneve policore në Kosovë.
Xhabir Zharku nga viti 2007 deri në maj 2012 e ka qeverisur Komunën e Kaçanikut. Ai është dënuar me tre vjet burg për detyrim dhe posedim të paligjshëm të armës. Dënimi me burg prej tre vjetësh atij i është vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme./V.K/Indeksonline/