Buzhala &Co përgatiten për parti

Ish gazetarët Dukagjin Gorani, Berat Buzhala dhe Ilir Mirena ia kanë mësyrë ristrukturimit të tyre në politikë nëpërmjet një iniciative të re. Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se ata po planifikojnë që të krijojnë partinë e tyre
Ndryshimet në PDK i kanë lënë pa adresë politike prurjet në parti të kryeministrit aktual të Kosovës Hashim Thaçi. Ish gazetarët Dukagjin Gorani, Berat Buzhala dhe Ilir Mirena ia kanë mësyrë ristrukturimit të tyre në politikë nëpërmjet një iniciative të re. Burime kanë bërë të ditur se ata po planifikojnë që të krijojnë partinë e tyre që do të quhet Partia Liberal Demokratike e Kosovës, në krye të së cilës do të jetë Dukagjin Gorani.
Gorani pas dorëheqjes nga pozita e këshilltarit të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi e ka formuar institutin liberal demokratik, derisa burimet e Indeksonline kanë shpjeguar se ai planifikon që bashkë më Buzhalën e Mirenën të dalin si alternativa në zgjedhjet qendrore që do të mbahen vitin e ardhshëm. Kësisoj ata pretendojnë që të mbledhin mjaftueshëm vota sa për të kaluar pragun elektoral.
Të tre gazetarët, që kryeministri Hashim Thaçi i kishte anëtarësuar në PDK si prurje nga shoqëria civile, gjatë kohës sa do të mbahen zgjedhjet lokale pretendojnë të afrohen me liderin e AKR-së Behgjet Pacolli. Në PDK ata janë identifikuar si grupacion që kanë pasur për mision kanë pasur zhveshjen e kësaj Partie nga figurat themeltare të saj, që janë kryesisht ish të burgosur politik dhe kreu i UCK-së, që përbën aspektin më të fuqishëm të kësaj partie.
Tani këtë afrim me Pacollin ata do ta shfrytëzojnë për përforcim ekonomik, derisa do ta bindin liderin e AKR-së që t`i hyjë garës për kryetarë të Prishtinës, më mënyrë që ti bëjnë vend vetes në skenën politike.
“Sigurisht ideja është që me humbjen eventuale të Pacollit tia zëjnë vendin AKR-së në skenën politike. Këta janë njerëz që nga viti 2007 kanë tentuar të manipulojnë me Pacollin duke shantazhuar, madje edhe disa deklarata që janë cilësuar në opinion si gafa politike të Pacollit, janë rekomanduar nga këta individë që për qëllim kanë pasur mbajtjen në kontroll të rritjes politike të tij. por e gjitha kjo tingëllon si tendencë për të dëmtuar PDK-në në radhë të parë”, ka thënë ky burim.
Për afrimin e Buzhalës &Co me Pacollin kanë raportuar mediet pak kohë më parë.
Në secilin rast, Partia Liberal Demokratike e Kosovës pretendon që të jenë alternartiva urbane e koalicionit të ardhshëm pas zgjedhjeve nacionale, qoftë edhe i një koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës është në proces të transformoimti për shkak të përpjekjes së ish shefit të ShIK-ut për ta udhëhequr partinë. Prurjet brenda partisë që nuk kanë arritur ta kenë mbështetjen e anëtarësisë së partisë, por kanë qenë të besuarit e liderëve po mundohen që të ripozicionohen në politikë./Indeksonline/