E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen kidnapuesit në Drenas

Policia e Drenasit ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se të njëjtit nën kërcënimin e armës kanë rrëmbyer një mashkull në një pompë benzine në fshatin Korroticë e Epërme. 

Sipas njoftimit të policisë, viktima mashkull ka raportuar se nën kërcënim e armës është kidnapuar nga një i dyshuar i panjohur dhe e kishte dërguar në një lokacion ku e kishin mbajtur për disa orë dhe pastaj e kishte liruar.

I dyshuari i kishte marrë viktimës automjetin e tij me targa civile dhe është larguar.

Pas një plani operativ të hartuar nga hetuesit e policisë në Drenas është bërë e munduar identifikimi dhe arrestimi i kryesve të kësaj vepre të rendë.

Njëri nga të dyshuarit nuk i është bindur urdhrave të policit duke kundërshtuar prangat.

Për rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit dy prej të dyshuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë bastisjen e një lokali autoservis që ndodhet pranë parkut Industrial në Korroticë, ku dyshohet që ka ndodhur mbajtja peng e viktimës me ç’rast është gjetur një revole me tre copë fishek. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›