E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buzhala, kërkon hetim ndërkombëtar për doktoraturat

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala po dyshon në falsifikimin e doktoraturave pas vitit 1991.

Buzhala ka kërkuar hetim ndërkombëtarë për të gjitha punimet e doktoraturave pas vitit 1991 për zyrtarët që punojnë në institucionet publike. Ai madje, po dyshon edhe në doktoraturat e ministrave e të deputetëve.

“Këto 20 vjet të nderuar deputet, është shumëfishuar numri i doktorëve të shkencave dhe magjistraturave në vendin tonë. Mund të mos jem i saktë, por vetëm pas luftës është tetfishuar numri. Në vendin tonë kemi doktor shkence të pa punë, kjo nuk thotë shumë për tregun e vendit tonë, sa thotë shumë për ata persona. Pra, fillimisht po kërkojë që të krijojmë një Komision që do të shikonte listën e personave publik, që janë në pozita të larta që kanë doktoruar pas vitit 1991”, tha Buzhala.

Ai njoftoj, së në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit do të adresoj një kërkesë për Ministrinë e Arsimit që të tregojë se sa persona kanë doktoruar nga ai vit 1991 e deri më tani.

“Duhet t‘i shikonim rrugët ligjore, që ne si Kuvend të krijomë komisione dhe ekspertizë ndërkombëtare që të gjitha ato teza dhe punime, ti shikonin nëse ndonjëra nga to i plotëson kushtet për të qenë punim i doktoratës. Duhet të shihet se sa doktor shkenca kemi në Kuvend, sa në Qeveri, apo institucione tjera”,t ha Buzhala. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›