E Diel, 1 Nëntor 2026

Buzhala në mbrojtje të gruas dhe vajzave të Sopës

Deputeti Berat Buzhala ka mbrojtur të dyshuarat për vrasjen e Hambi Sopës duke sulmuar prokurorin dhe mediat për mënyrën e qasjes në këtë rast.

Ai ka kërkuar mëshirë për këtë familje. Në facebook.

"Personalisht nuk besoj se tri gratë Sopa në mënyre te organizuar e kane vrare Hamdiun. Nëse del e kundërta po kërkoj falje paraprakisht. Por nëse del se gratë janë te pafajshme atëherë çka do te bëjë prokurori i rastit, i cili në këtë rast vazhdimisht është sill si gazetar. Deri me sot, ndonëse ka pasur shumë krime të kryera në Kosovë, asnjëherë nuk i kam parë organet e rendit - këto lokalet - te sillen me kaq agresivitet ndaj tre burrave. Mendoj qe mediat dhe prokurori i kane kënaqur pritjet e njeri tjetrit. Media "te etura për gjak" kurse prokurori kasapi. Këto gra edhe nëse janë te fajshme, se paku përpara se te vërtetohet një vepër e tille do ta meritonin një tretman shume me human. Siç e kemi dëgjuar mijëra pasluftës, secili person është i pafajshëm deri sa te shpallet i fajshëm. Pra, një tretman te tille do te duhej t'ia jepnim edhe Profesoreshës Teute dhe bijave te saj. Ky shtet, secilën here e me shume po i përngjan një "shteti te burrave". Nëse nuk ke qene ne lufte, nëse nuk i ki miliona eurot, e parasegjithash nëse nuk je burrë, policia dhe prokuroria vendore është ne gjendje me te ngreh zhag neper shesh vetëm e vetëm me provu me e demonstru fuqinë, e cila i mungon tërësisht kur behet fjale për krime te tjera te llahtarshme ku pjesëmarrës janë burrat e politikes dhe te luftës.
Pak mëshire për ketë familje, se paku deri ne ditën e gjykimit", ka shkruar deputeti Buzhala në Facebook.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›