Bylis e Erzeni fitojnë, Korabi humbet

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë së Parë, ku dy skuadrat kryesuese, Bylis dhe Erzeni kanë marrë fitoret e radhës. Ballshiotët, pas hapit të gabuar në javën e kaluar në fushën e Turbinës, janë rikthyer te fitorja duke mundur Pogradecin me rezultatin minimal 1-0.
Një fitore e rëndësishme për Erzenin në këtë javë, që ka mundur Turbinën në shtëpi me rezultatin 2-0. Bie Korabi në transfertë, që është mundur nga Besëlidhja me rezultatin 2-0.
Butrinti ka arritur të marrë fitoren në shtëpi duke mundur Lushnjën me rezultatin 2-1. Po 2-1 është dhe fitorja e Maliqit ndaj Shkumbinit, ndërkohë që Apolonia është mundur 1-0 në transfertë nga Tërbuni.
REZULTATET
Bylis-Pogradeci 1-0
Turbina-Erzeni 0-2
Besëlidhja-Korabi 2-0
Butrinti-Lushnja 2-1
Besa-Burreli 3-1
Tërbuni-Apolonia 1-0
Maliqi-Shkumbini 2-1
Tomori-Vora 1-0