Tirana dhe Skënderbeu, fitoret nuk mungojnë

Tirana dhe Skënderbeu jo vetëm që kanë mbajtur serinë e fitoreve në kampionat, por kanë treguar se do të jenë ato kandidatët kryesorë për titull kampion. Tirana ka mundur pastër 3-0 Barleti Volejin në ndeshjen, e cila është transmetuar direkt në RTSH Sport nga salla olimpike “Feti Borova”. Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga vajzat e Amarilda Prengës. Diferencat e mëdha mes të dy skuadrave e tregojnë dhe përfundimet e seteve përkatësisht 15-25, 19-25 dhe 14-25.
Tjetër imazh në duelin mes Partizanit dhe Skënderbeut, gjithnjë e vlefshme për javën e nëntë të Superligës në volejboll për femra. “Ujqërit e dëborës” kanë shoqëruar skuadrën e trajneres Tatjana Marash, që ka firmosur fitoren e nëntë radhazi në kampionat. 15-25 seti i parë për korçaret. 19-25 i dyti po për Skënderbeun. Dhe atëherë kur mendohej një fitore e pastër e Skënderbeut, 3-0, reagon Partizani, që fiton setin e tretë, 25-15. Në të katërtin skuadra korçare nuk ka falur më. 14-25 dhe krejt ndeshja 3-1
Java e nëntë e Superligës në volejboll për femra mbyllet të dielën me sfidat Apolonia – Lushnja dhe Vllaznia – Flamurtari.