E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dopingu, Rusia nuk heq dorë

Ylli i patinazhit rus, Kamila Valieva, vetëm 15 vjeç, ka rezultuar pozitiv me doping, pasi ka përdorur substancën e ndaluar Trimetazidina. Sipas mediave ruse, patinatorja e ka përdorur atë përpara pjesëmarrjes në Olimpiadë. Kampioni i analizës, i cili rezultoi pozitiv, është marrë përpara se Valieva të fitonte kampionatin evropian në janar, shkruan RBC. Mediakamenti i gjetur është trimetazidina, një agjent metabolik i cili përdoret për trajtimin e marramendjes, shkruan e përditshma Kommersant.

Por ky medikament është i ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping sepse mund të rrisë efikasitetin e qarkullimit të gjakut dhe të ndihmojë në rritjen e rezistencës. Zhvillimet, të cilat shtojnë reputacionin e keq të Rusisë, e cila i është nënshtruar sanksioneve për dopingun të ndihmuar nga shteti, janë arsyeja pse ceremonia e dhënise së medaljeve në konkurrimin ekipor është pezulluar. Sportistët rusë po garojnë në Lojërat Dimërore të Pekinit 2022, me simbolet e Komitetit Olimpik Rus (ROC) pasi vendi u ndalua për shkak të një skeme masive antidoping të sponsorizuar nga shteti në Lojërat e Soçit 2014.

Rusia ka fituar medaljen e artë në konkurrimin si skuadër në patinazhin artistik, SHBA medaljen e argjendtë dhe japonia të bronxtën, por ceremonia e medaljeve, është fshirë nga programi për momentin. Valieva i ka shtangur të gjithë të pranishmit dhe jurinë gjatë kërcimit të saj, pasi ka kryer rrotullimin e katërfishtë në ajër, thuajse tre herë, për herë të parë në historinë olimpike, duke u rrëzuar në përpjekjen e fundit.

Testi pozitiv mund t’i kushtojë Rusisë arin e ekipit dhe gjithashtu ve në dyshim pjesëmarrjen e Valievas në garën individuale që fillon të martën. Megjithatë zëdhënësi i Komitetit Olimpik ndërkombëtar, Mark Adams tha se pretendimet se rasti kishte të bënte me doping ishin “spekulime”. Eshtë duke u kryer një proces ligjor dhe të gjithë po punojnë sa më shpejt që të munden. Asnjë nuk duhet të merret me lajmet e gazetave, çështja do të trajtohet siç duhet, në mënyrë transparente.

Por kjo nuk duhet të largojë vëemendjen nga magjia e Lojërave.” Pyetjes se si ka mundësi që një sportist që ka rezultuar pozitiv me doping para lojërave po lejohet të marrë pjesë në Olimpiadë, Adams iu përgjigj: Mendoj se dikush që ka rezultuar pozitiv përpara Lojërave — varet nga një sërë gjërash; është shumë e vështirë të flasësh në mënyrë abstrakte”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›