E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis fiton 2-1 ne shtepi me Lacin

Bylis është surpriza më e bukur e ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Shqipërisë, ndërsa fitoi ndeshjen e radhës, 2-1 ndaj Laçit. Pas suksesit të arritur në stadiumin e vet në Ballsh, skuadra mallakastriote kryeson grupin B me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para.
Në takimin ndaj kurbinasve, vendasit nuk është se e patën të lehtë, por gjithsesi ia dolën të shënonin dy herë, nga një gol në çdo pjesë loje dhe të merrnin 3 pikët.
Autorë të golave ishin Shoshi në minutën e 30-të dhe Meto kur kishin mbetur edhe 20 minuta deri në përfundim.
Laçi reagoi menjëherë dhe shkurtoi shumë shpejt diferencën me një gol shumë të bukur të shënuar nga Marashi.
Gjithsesi, në minutat e mbetura skuadra mike nuk arriti t’i afrohej barazimit, duke mos krijuar dot raste të pastër për shënim.
Ndeshja tjetër e grupit B, është ajo mes Teutës dhe Flamurtarit që luhet po sot me nisje në orën 17:00.
Një ditë më parë, pra të shtunën, u luajtën dy ndeshjet e grupit A, në të cilat u arrit i njëjti rezultat, 4-2. Skënderbeu fitoi në Korçë ndaj Kukësit dhe Kastrioti mundi në Krujë Shkumbinin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›