Bylisi i Ilireve, i harruar per nje rruge
Rruga e demtuar qe te con ne qytetin antik te Bylisit vleresohet si nje nga shkaqet kryesore te renies se numrit te vizitoreve per kete vit. Pika arkeologjike e qytetit Ilir ka shenuar nje renie te ndjeshme te interesit. Drejtori i Parkut Arkeologjik, Bashkim Vreka, shpjegon per gazeten "KJ" se nje nga shkaqet kryesore mbetet infrastruktura dhe mungesa e investimeve.
"Edhe pse kemi kerkuar qe te nderhyhet nga kryekomunari i Hekalit, ku edhe ben pjese ky park arkeologjik, ende nuk eshte bere asgje pasi qeveria nuk ka dhene fonde per shtrimin e aksit rreth 5 km te gjate, nga Qafa e Kashit, deri ne park", thote Vreka. Gjate ketij sezoni ne qytetin antik ka punuar vetem nje ekspedite franko-shqiptare, e cila me teper eshte marre me restaurimin e zbulimeve te nje viti me pare e sistemimin e mozaikeve. Sipas Vrekes, Bylisi eshte nje nga qendrat me te rendesishme arkeologjike te vendit dhe i renditur nder te paret per vlerat e tij monumentale. "Bylisi ka nje pozite zoteruese ne kodrat e Mallakastres dhe mbi gjithe luginen e Vjoses. Ne vitet 49-48 Para Krishtit, ky vend iu dorezua Cezarit dhe sherbeu si baze per furnizimin e ushtrise se tij", tregon drejtori per gazeten.
Por megjithese ne kete park kane zbarkuar edhe emra te njohur te arkeologjise, kete vit interesi ka rene ndjeshem sipas kreut te institucionit qe perfaqeson vlerat antike. Bashkim Vreka shpjegon se ne Bylis eshte germuar sistematikisht nga arkeologe e studiues shqiptare dhe te huaj, si Neritan Ceka, Skender Mucaj etj. "Eshte germuar ne Bazilikat A, B, C, D, E, ne kompleksin Peshkopal, Terma e Justinianit, ne gjimnaz, banesat A dhe B. Ne baziliken E dhe ne kompleksin Peshkopal kane drejtuar punimet ne germimet e tyre edhe profesore franceze", thote ai, duke bere thirrje per shtrimin urgjent te rruges, me qellim thithjen e vizitoreve sa me te shumte.
Xhemil Beharaj
Punimet
Nga punimet kryesore me Bylis mund te permenden si nderhyrjet restauruese te shkalleve te teatrit, ambientet e skenes, restaurime ne sternen e qytetit, murin rrethues, si dhe restaurime konservuese ne bazilikat A, B, C, dhe D, futur ketu edhe mozaiket e dyshemeve te tyre.