Gripi, 13 raste te dyshuar me H1N1
Gripi i derrit duket se do te preke edhe 13 persona te tjere te cilet dyshohen se jane mbartes se virusit A/H1N1, ne vendin tone. Nga analizat qe jane bere prane laboratorit te virolologjise ne ISHP, keta persona kane rezultuar me grip te tipit A, por konfirmimi perfundimtar do te jepet nga analizat ne laboratorin e Rumanise. Nderkohe qe numri i te konfirmuarve me gripin e derrave mbetet tete persona. Keto te dhena behen publike nepermjet raportit te katert qe ka nxjerre ISHP. Duke u bazuar ne kete buletin jepen te dhena dhe per gjendjen klinike, te rasteve te dyshuara.
Rastet
Personat e dyshuar, te 13 rastet, dy jane shtruar ne spital dhe per pese persona ka filluar trajtimi me tamiflu, ndersa rastet e tjera nuk kane paraqitur komplikacione dhe jane izoluar vetem ne kushtet e shtepise. Per te gjithe keta persona, gjendja shendetesore tashme paraqitet e mire. Te 11 rastet e mundshme jane te grup moshave 16 - 61 vjec, ku predominon mosha nga 25 - 44 vjec. Dhe nuk ka asnje rast te moshave pediatrike. Aktualisht, ne laboratorin e virologjise ne ISHP, numri i mostrave, qe po analizohen nese kane virus te tipit A, apo grip sezonal shkon ne 320 raste.
Analizat
Prej me se nje jave Laboratori i References ne Bukuresht nuk ka kthyer asnje pergjigje per mostrat e marra te personave te dyshuar per grip derrash ne vendin tone. Kjo vonese i vendos mjeket infeksioniste ne veshtiresi per te filluar trajtimin me tamiflu. Mjeku infeksionit, njekohesisht edhe, anetar i komisionit te pandemise qe eshte ngritur prane Ministrise se Shendetesise, Pellumb Pipero, thote se tashme rritja e numrit te mostrave qe analizohen ne laboratorin e virologjise ne ISHP, ka kaluar kapacitetet, duke sjelle keshtu nje vonese ne pergjigjen e analizave per personat e dyshuar, dhe nje problem per fillimin e kures me tamiflu, e cila e ka efektin e saj ne organizem ndaj virusit A/H1N1, brenda 48 oreve qe nga shfaqja e shenjave klinike.
"Ne rast se nje pacient vjen me shenjat klinike te influences apo te gripit, qofshin keto respiratore, qofshin keto gastrointestinale dhe kane te dhena te forta epidemiologjike per te dyshuar ne si specialist per A/H1N1 duhet te marrim nje vendim, te fillojme trajtimin me Tamiflu apo te mos e fillojme" thote Pellumb Pipero, mjek infeksionit
Si do trajtohen pacientet me tamiflu
Vonesa e pergjigjeve te analizave nga Rumania ka detyruar mjeket e infektivit te marrin nje vendim. Tashme duke qene se numri i masave eshte rritur, kapacitetet nuk e perballojne dot numrin e mostrave, mjeket e infektivit nuk e marrin dot pergjigjen per tre ore, po per tre dite. Kjo do te thote qe e kalon afatin e 48 oreve. Per kete arsye departamenti i semundjeve infektive prane Fakultetit te Mjekesise dhe Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", ka marre nje vendim per trajtimin e personave te dyshuar me tamiflu te pakten 5 dite. "Te gjitha rastet qe paraqiten ne spital apo kerkojne ndihmen mjekesore ne shtepi, dhe plotesojne kriterin klinik dhe ate epidemiologjik te fillohet trajtimit me tamiflu pavaresisht nga koha e ardhjes se pergjigjes se analizave nga ISHP dhe ta vazhdojne trajtimin ne rast se mjeku eshte i bindur ta vazhdoje trajtimin per pese dite se paku" ka sqaruar mjeku infeksionit, Pellumb Pipero.