E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopjuan nxenesit, penalizohen 30 administratore

Sonila Isaku

Administratoret te cilet nuk ishin "te zote ne punen" e tyre gjate provimeve te Matures Shteterore jane penalizuar. Ky vendim ka ardhur nga Ministria e Arsimit deri me tani per rreth 30 administratore te provimeve te cilet kane lejuar nxenesit e tyre te kopjojne gjate zhvillimit te provimit te matematikes dhe te letersise. Sipas te dhenave nga specialistet e Ministrise se Arsimit jane rreth 30 administratore te provimeve te cilet jane paralajmeruar per largime nga puna por edhe per ulje nga detyra.

Kopjimi

Ministria e Arsimit pranon se nje nga defektet e Matures Shteterore eshte kopjimi. Per kete arsye rreth 30 mesues dhe drejtore shkollash kane marre verejtje deri ne pushim nga puna. "Si ne provimin e matematikes ashtu edhe ne ate te letersise eshte vene re qe dy maturante kane pasur rezultate te njejta. Per kete arsye, jane penalizuar administratoret, te cilet i kane lejuar ata qe te kopjojne nga njeri-tjetri" ka pohuar drejtori i sistemit parauniversitar ne MASH, Fatmir Vejsiu. Sipas tij, ky fenomen eshte hasur ne qytete te tilla si Permeti, Burreli, pra kryesisht qytete te vogla. Por, ajo qe i vlen te theksohet eshte se me shpalljen perfundimtare te provimeve me zgjedhje ky numer pritet te rritet.

Penalizmi

Me te shumtit qe jane penalizuar kane qene drejtoret e shkollave dhe inspektoret e drejtorive arsimore. "Keta persona kane marre ulje nga detyra, nderkohe qe ka pasur edhe mesues te cilet kane marre nje paralajmerim per largim nga puna" thote Veizaj.

Nese tek keta persona do te shihet nje tjeter shkelje, automatikisht ata dalin nga puna. Ndersa me masat qe kane marre aktualisht nuk u lejohet qe ne vitet e ardhshme te marrin pjese ne provimet e Matures Shteterore, kjo per vete faktin se lejimi i kopjimit ne provim shihet si nje shperdorim detyre. Per sa u perket rezultateve te provimeve tek maturantet, kreu u sistemit parauniversitar ne MASH thekson se jane me te mira se ato te nje viti me pare.

Rezultatet

Specialistet e Ministrise se Arsimit kane pohuar se kete vit numri i maturanteve qe do te humbasin vitin akademik do te jete me i ulet se sa vitet e shkuara. "Po ju deklaroj se jane 550 nxenes qe kane kerkuar rivleresim ne letersi, nga te cilet 150 kane pasur ndryshime. Ne matematike 600 nxenes kerkuan rivleresim, nga te cilet 250 iu ndryshua vleresimi, 30 me pak pike se sa kishin marr dhe pjesa tjeter, nga 1 deri ne 4 pike", ka pohuar drejtor i sistemit parauniversitar ne MASH, Fatmir Vejsiu. Nderkohe qe nje nga risite e matures kete vit ishte aplikimi per ndjekjen e studimeve te larta ne akademite sportive apo artistike. Per t'u pranuar ne keto te fundit eshte eliminuar detyrimi per dhenien e provimeve me zgjedhje. Sipas specialisteve, "edhe sikur keta maturante te rezultojne mbetes me piket e konkursit, si dhe rezultatet e matures, do te mund te sigurojne nje vend. Ky vendim i ri erdhi si pasoje e ankesave te shume maturanteve, mes te cileve edhe talente, te cilet mbeten jashte auditoreve, per shkak te provimit me zgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›