E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylisi mision i kompletuar ndaj Shkumbinit

Nje gol i vonshem i realizuar nga sulmuesi kamerunas Guy Madjko i siguroi Bylisit nje fitore jetike ne triumfin 3-2 ndaj Shkumbinit ne takimin e vlefshem per javen e fundit te fazes se pare e duke hequr sadopak kujtimet e hidhura nga ai shkaterrim 6-0 me Teuten nje jave me pare.

Ndeshja ne Adush Muca te Ballshit nisi gati me 100 minuta vonese nga ora 1300 kur ishte programuar ne 1420.

Sulmuesi Fjodor Xhafa shenoi i pare per Bylisin me nje gol te realizuar ne minuten e 11-te por Bekim Kuli balancoi rezultatin ne minuten e fundit te pjeses se pare.

Ishte serish vlonajti 33-vjecar Fjodor Xhafa ai qe i dha per here te dyte avantazhin ekipit te Nikola Ilievskit ne minuten e 47-te por sulmuesi gjirokastrit i Shkumbinit Arlind Nora ekuilibroi rezultatin 2-2 ne minuten e 88-te.

26-vjecari kamerunas Guy Madjo fiksoi shifrat 3-2 ne minuten e 88-te duke i dhuruar fitoren e trete sezonale Bylisit pas atyre me Kastriotin 1-0 dhe Besen 3-1. Per Shkumbinin humbja ne Ballsh ishte e pesta ne 11 jave.

Bylisi u ngjit ne kuoten e 10 pikeve duke lene pas Besen 8 qe nga ana e saj humbi me Lacin Elbasanin luan te dielen me Flamurtarin dhe Kastriotin luan te henen kunder Teutes.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 11
12-15 nentor

Te premten
Laci-Besa 1-0

Te shtunen
Skenderbeu-Dinamo 1800
Bylis-Shkumbini 3-2

Te dielen
Elbasani-Flamurtari 1300
Tirana-Vllaznia 1300

Te henen
Kastrioti-Teuta 1300

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 13 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›