E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu - Dinamo supersfide shumkombeshe

Skenderbeu i ka fituar te katra sfidat shtepiake por perballe Dinamos kryesuese 23 pike e kampione ne fuqi ndeshja nuk ka per te qene e lehte per ujqerit e debores.

Skenderbeu i vendit te trete 19 pike vjen ne perballjen me te rendesishme te fazes se pare pas humbjes se hidhur 4-0 ne Vlore dhe ne kampin kuqebardhe jane te bindur se ai deshtim do te motivoje lojtaret.

Ne te paren ndeshje historike drita luhet ne oren 1800 dhe ne perurimin e nje investimi me shume se 1 milione euro ne te vetmin stadium me piste olimpike te gjithe ne Korce priten te jene rreth 10 mije tifoze dhe shume personalitete te jetes politike ekonomike e mediatike presin suksesin e plote perpara se po ne kete stadium te zhvillohet miqesorja nderkombetare Shqiperi-Maqedoni 17 nentor.

Ndersa trajneri Shkelqim Muca eshte treguar shume fjalepaket ne prag te sfides presidenti i Skenderbeut Agim Zeqo i ka paralajmeruar kundershtaret me nje mesazh te qarte Ta harrojne fitoren ne fushen tone nuk do falim askend. Kampionet ne fuqi do ti shpartallojme ne Korce dhe kjo nuk ka asnje dyshim. Dinamo duhet te gjeje nje vend tjeter te fitoje.

Trajneri i korcareve Muca do te sfidoje ish-skuadren qe e nxori kampione Dinamon cka e ben edhe me intrigues takimin.

Ne fakt Skenderbeu ka luajtur dy nga kater takimet ne Korce ato kunder Tiranes 2-1 dhe Kastriotit 5-1 pasi dy te tjerat u luajten ne Pogradec me Teuten 2-0 dhe Vllaznine 2-0.

Vete lojtaret korcare jane te bindur se ndaj Dinamos duhet nje impenjim ekstra nderkohe qe trajneri Muca pritet te ndertoje nje formacion ne versionin holandez 4-3-3 ku ne vijen e sulmit do te jene tre lojtare te huaj argjentinasi Soza 4 gola kete sezon serbi Mlladen Berkic 3 gola dhe boshnjaku Ivan Jolic 3 gola.

Nderkohe qe do te mungoje mbrojtesi maqedonasi Borce Ristovski i pezulluar ne dispozicion te trajnerit Muca do te jete mesfushori kroat Luko Biksup ndersa pritet edhe nje spostim taktik me levizjen e boshnjakut Vlado Markovic ne mbrojtje.

Dinamo qe nga ana e saj nuk njeh humbjen ne transferte ne kater takimet e zhvilluara 3 fitore 1 barazim eshte skuadra qe ka pesuar me pak gola ne transferte vetem 3 po aq sa Vllaznia.

Blute mberrijne ne Korce pas barazimit 3-3 me Lacin ne kryeqytet dhe ndaj Skenderbeut nisin serine e tri ndeshjeve rresht ne transferte Skenderbeut java 11 Flamurtarit java 12 dhe Beses java 13.

Trajneri Luis Manuel Blanko skuadra e te cilit ka shenuar gjithmone ne transferte me kulmin ne fitoren 4-0 ndaj Vllaznise kerkon nje Dinamo te kujdesshme dhe te befasishme ne kundersulm.

Ne deklarata e tij te ndryshme te dhena per mediat gjate javes argjentinasi deklaruar se ne Korce ai do te udhetoje vetem per te arritur fitoren perpara se te perballet ne Vlore me rivalin tjeter per titull Flamurtarin.

Edhe pse vete Blanko nuk ka bere ndonje deklarim per formacionin qe do te hedhe ne fushe ai do te jete ai tradicionali por me te vecanten se ne fushe do te rikthehet kapiteni Arjan Pisha i pezulluar ne barazimin 3-3 me Lacin.

Blanko pritet ta rreshtoje ekipin me skemen 4-4-2 ku ne maje te sulmit do te jene lojtari i Kombetares shqiptare Elis Bakaj dhe argjentinasi Nestor Martinena qe te dy se bashku kane shenuar 11 nga 19 golat e realizuar nga blute ne 10 javet e para.

Ne fushe do te zbresin dy skuadra qe bashkerisht kane fituar 19 trofe nga 71 kampionate e perfunduara Dinamo 18 Skenderbeu 1 por qe ne gjirin e tyre kane jo pak por 16 lojtare te huaj Skenderbeu 9 Dinamo 6 duke i dhene kesaj sfide ngjyra nderkombetare ku per me teper te Dinamo drejton trajneri argjentinas Luis Manuel Blanko.

Te Skenderbeu jane Vlado Markovic Bosnje-Hercegovine Ivan Jolic Bosnje-Hercegovine Luko Biskup Kroaci Davor Bratic Kroaci Borce Ristovski Maqedoni Eftim Aksentiev Maqedoni Butrint Vishaj Austri/Kosove Mladen Berkic Serbi dhe Rafael Soza Argjentine.

Dinamo prezantohet me Lukas Malarkane Argjentine Esteban Garsia Argjentine Nestor Martinena Argjentine Georges Amburet Gabon Nuredin Orelesi Nigeri dhe Marko Putincanin Serbi.

Ne ndeshjen e tyre te fundit ne Korce gjate sezonit te kaluar 20 mars 2010 Skenderbeu atehere nje ekip modest fitoi 4-3 ndaj Dinamos qe e kishte zgjidhur para kohe problemin e titullit te 18-te te saj ne nje takim me sfond shume miqesor. Gjithsesi fitorja e fundit e Dinamos ne Korce i perket sezonit 2007-2008 nje 2-1 i fiksuar me 6 tetor 2007.

DHJETE NDESHJET E KETIJ SEZONI

SKENDERBEU
Java 10 Flamurtari-Skenderbeu 4-0
Java 9 Laci-Skenderbeu 1-0
Java 8 Skenderbeu-Kastrioti 5-1
Java 7 Bylis-Skenderbeu 1-1
Java 6 Skenderbeu-Tirana 2-1
Java 5 Elbasani-Skenderbeu 1-0
Java 4 Skenderbeu-Vllanzia 2-0
Java 3 Shkumbini-Skenderbeu 3-1
Java 2 Skenderbeu-Teuta 2-0
Java 1 Besa-Skenderbeu 0-2
Bilanci 10 ndeshje 6 fitore 1 barazim 3 humbje 19 pike

DINAMO
Java 10 Dinamo-Laci 3-3
Java 9 Kastrioti-Dinamo 1-2
Java 8 Dinamo-Bylis 2-1
Java 7 Tirana-Dinamo 1-1
Java 6 Dinamo-Elbasani 2-1
Java 5 Vllaznia-Dinamo 0-4
Java 4 Dinamo-Shkumbini 1-0
Java 3 Teuta-Dinamo 1-2
Java 2 Dinamo-Besa 2-1
Java 1 Dinamo-Flamurtari 0-1
Bilanci 10 ndeshje 7 fitore 2 barazim 1 humbje 23 pike

Skenderbeu ne shtepi
Java 8 Skenderbeu-Kastrioti 5-1
Java 6 Skenderbeu-Tirana 2-1
Java 4 Skenderbeu-Vllanzia 2-0
Java 2 Skenderbeu-Teuta 2-0
Bilanci 4 ndeshje 4 fitore 0 barazim 0 humbje 12 pike

Dinamo ne transferte
Java 9 Kastrioti-Dinamo 1-2
Java 7 Tirana-Dinamo 1-1
Java 5 Vllaznia-Dinamo 0-4
Java 3 Teuta-Dinamo 1-2
Bilanci 4 ndeshje 3 fitore 1 barazim 0 humbje 10 pike

BALLE PER BALLE
EKIPET NDESHJE FIT. BAR. HUM. GOL. PIKE
Skenderbeu 10 6 1 3 16-11 19
Dinamo 10 7 2 1 19-10 19

8 NDESHJET E FUNDIT NE KORCE

Sezoni 2009-2010
Skenderbeu-Dinamo 4-3
Skenderbeu-Dinamo 1-1

Sezoni 2007-2008
Skenderbeu-Dinamo 1-2

Sezoni 2005-2006
Skenderbeu-Dinamo 1-0
Skenderbeu-Dinamo 2-3

Sezoni 2000-2001
Skenderbeu-Dinamo 2-3

Sezoni 1999-2000
Skenderbeu-Dinamo 1-1

Sezoni 1998-1999
Skenderbeu-Dinamo 2-3

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte 12 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›