Bylisi tregon forcën me Flamurtarin, fitojnë dhe Apolonia, Besa

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me pesë ndeshje të javës së dytë. Bylis ka treguar se është një pretendente për ngjitjen në Superiore duke marrë një fitore 1-0 në transfertë përballë Flamurtarit. Formacioni i drejtuar nga Arjan Bellai ka rrëmbyer tri pikët falë golit të shënuar nga Emini në pjesën e dytë. Vlonjatët e Emiljano Çelës, ashtu si në javën e parë me Luzin, edhe njëherë kanë treguar se kanë problem në finalizim.
Në ndeshjet e tjera, Apolonia ka arritur të mundë Korabin 1-0 në ndeshjen e luajtur në Peshkopi. Po 1-0 është dhe fitorja e Tomorit në shtëpi përballë Luzit. Festival golash në sfidën mes Besës dhe Lushnjës, me skuadrën kavajase që ka arritur të fitojë me rezultatin 4-3. Ndërkohë, sfida mes Burrelit dhe Kastriotit është mbyllur në barazim 0-0.
Rezultatet:
Renditja