Bylykbashi-Delain, "gangrena" e Xhanit
Te dy kane njoftuar se mund te vijne serish tek te kuqte dhe qe te dy jane ende ne "ajer". Fjala eshte per dy nga lojtaret me cilesore te kampionatit shqiptar, elbasanasi Dorian Bylykbashi dhe kongolezi, Sasa Delain, te cilet jane kthyer ne "gangrene", jo vetem per tifozerine e Partizanit, por edhe per vete presidentin Xhani. Pas firmosjes se shume prej futbollisteve, sjellja e dyshes tek "demat" duket se eshte edhe "misioni" i fundit per kete sezon i njeshit te Partizanit, i cili nuk ka lene gur pa levizur, qe te sjelle ne skuadren e Bajkos dy futbollistet, te cilet jane me te kerkuarit ne tregun shqiptar te futbollisteve.
Bylykbashi ka pranuar se nese nuk arrin te nenshkruaje nje kontrate me ukrainasit, do te rkthehet tek Partizani. Nga ana tjeter Delain ka thene se te merkuren do te vije ne Tirane, per te biseduar. Gj.C.