E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, te dielen ne stervitje pas humbjes me U-21

Edhe pse ka luajtur nje miqesore jo te lehte, sic ishte ajo perballe perfaqesueses se 21 vjecareve (1-2), gjermani i pankines kuqeblu nuk ka preferuar te pushoje. Ai u ka bere te ditur futbollisteve te tij se edhe pse ishte e diel, skuadra do te dilte ne stervitje. Dhe kjo eshte realizuar dje ne oren 10:00, kur ne fushen sportive te Shtoit eshte zhvilluar nje seance e lehte stervitore me ata qe kane luajtur dhe me e plote me pjesen tjeter te skuadres, qe nuk eshte aktivizuar. Pasdrekja eshte lene pushim, nderkoh` qe sot, java fillon me seancen e pasdrekes ate te ores 17:00, si gjithnje ne fushen sportive te Shtoit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›