E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylykbashi: Kodi Zgjedhor me standarte te larta

“Jemi me nje kod zgjedhor qe kap standarte vertet te larta dhe si te tille e ka komentuar edhe OSBE”. Me kete koment e ka nisur bisden ne “Shqip”, Oert Bylykbashi, bashkehartues i Kodit Zgjedhor per PD-ne.

Ne vijim te bisedes ne studio, ai pohoi se nuk ka pasur ndermjetesime te sforcuara nga nderkombetaret dhe vete skena politike shqiptare arriti ne nje skene ligjore te shendoshe. “Ky kod, nderton mbi te gjitha, sukseset e reformave te kaluara. Instrumentat per te realizuar votimin e emigranteve jashte Shqiperise ende nuk ekzistojne. Kodi zgjedhior e garanton kete te drejte pa e shtrire jashte kufijve te Shqiperise. Ndryshimet kushtetuese te 21 prillit u bene me nje maxhorance qe rralle ka qene ne momente te tilla”, shtoi Bylykbashi.

Perfaqesuesi demokrat u shpreh gjithashtu se, vendi ishte perpara nevojes per ndryshimin e nje sistemi, per te eleminuar ne afat te shkurter “Dushkun” dhe per te riformuluar nje skeme te re politike.

“Ndryshimi i 21 prillit solli nje sistem i cili ishte nje konvercion. Eshte nje proces qe ka funksionuar mbi bazen e nje perfaqesimi te te gjitha partive politike parlamentare. KQZ nuk eshte e perbere nga perfaqesues politike. Kemi balancuar vazhdimisht te drejten e propozimit te dy kraheve te spektrit politik. Pjesa nga niveli i dyte e poshte ka qene perhere me perfaqesim politik”, sqaroi Bylykbashi, sipas te cilit, “ne zgjedhje duhet te jete nje komision efikas qe t’i pergjigjet punes shume te madhe ne afate te ngushta”. Bashkehartuesi demokrat i Kodit Zgjedhor, theksoi njekohesisht se numri 7 ne komisionet zgjedhore, eshte numri optimal.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›