E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashte parti te vogla mbeshtesin greven

Perfaqesuesit e 6 partive te vogla parlamentare, LSI, PDK, PDS, PAD, PBDNJ dhe partia me e re PS91, leshuan nje deklarate pas nje takimi gjate paradites se te henes, ku nenvizojne se vendi ndodhet ne krize dhe se perpjekjet e tyre per te ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe mbrojtur voten, sic shprehen ata, do te vijoje.

Ata bejne dhe njehere publike propozimet per daljen nga kriza. “Ne kemi qene te hapur per te dyja, qofte per nje perberje teresisht teknike te komisionit te administrimit te votes, qofte per nje perberje partiake gjitheperfshirese ne nivel parlamentar”, ka deklaruar sekretari i pergjithshem i LSI, Petrit Vasili.

Po ne nje tjeter deklarate, nje nga partite e perfshira ne komisionet e administrimit zgjedhor, PSD e Skender Gjinushit jep argumenta kunder dy propozimeve te partive parlamentare qe mbeshtesin greven e 10 deputeteve, partite e te cileve nuk bejne pjese ne keto komisione sipas draftit te ri te Kodit Zgjedhor.

“Dy propozimet per ne jane te papranueshme. Komisioni teknik eshte i parealizueshem me Berishen. Mjafton qe ne te nxjerrim inatin me njeri-tjetrin po zgjedhjet le t’i fitoje Berisha. Sa per komisionin gjitheperfshires, ne planin konkret eshte i parealizueshem. Ky propozim con hapur ne favor te se djathtes. Ca me keq kur thuhet te kemi komisionere te paguar nga partite, kjo do te thote pastrim parash”, eshte shprehur Gjinushi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›