Cili: Kodi nxjerr nga loja partite e vogla

Kodi i ri Zgjedhor u mohon te drejtat partive te vogla dhe sjell nje konflikt te hapur politik.
Eshte ky konstatimi i analistit te njohur te shtypit shqiptar, Henri Cili, i cili duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel ka vleresuar se kodi i hartuar nga dy partite e medha eshte bere qellimisht per te nxjerre jashte loje partite e tjera.
“Problemi i debatit per Kodin Zgjedhor eshte tek parimet dhe menyra e hartimit te tij. Eshte bere me nje dinamike tjeter politike, me te drejta te mohuara per partite e tjera, si per shembull LSI dhe na sjell ne nje pike ku kemi nje konflikt te hapur politik. Ky kod eshte bere qellimisht per te nxjerre jashte loje partite qe kane nje numer te konsiderueshem votash. Ky eshte nje kod qe denon partite e vogla”, ka deklaruar Cili.