Bylykbashi: Presidenti i ri te dale nga mazhoranca aktuale
Deputeti i Partise Demokratike, Aurel Bylykbashi, gjate nje interviste per "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Duke u ndalur te deklarata e Presidentit per krijimin e nje partie te re politike, deputeti demokrat deklaroi se cdonjeri ka te drejte te marre iniciativa politike, por kjo e Topit behet per te demtuar PD-ne, ndaj nuk e ndjek njeri ne idene e tij, pasi eshte kthyer ne nje personazh donkishotesk, qe lufton me mullinjte e eres. Ne lidhje me vendimin e PS-se, per largimin e Islamit, deputeti i mazhorances thekson se ky vertet eshte nje zhvillim brenda PS-se, por ky perjashtim duhet marre si nje mesazh i forte per elektoratin e majte, per te larguar nga skena politike Edi Ramen, i cili nuk po demton vetem partine e tij, por dhe vendin ne drejtimin e proceseve integruese. "Eshte e papranueshme,- shprehet Bylykbashi,- qe Rama te mbahet ne politike, pasi mbajti peng integrimin e vendit vetem per te mbrojtur karrigen e tij te kryetarit".
Eva Gjura
Ka nisur mediatikisht diskutimi per emrin e presidentit te ri. Nje nder emrat e artikuluar eshte i Fatos Nanos, i cili dhe vete deklaroi prezencen e tij per kete gare. Cfare komenti keni?
Une nuk do te doja qe ne pergjigjem time te merrem me emra konkrete. Ajo qe dua te shpreh une, eshte nje pikepamje personale per kete ceshtje, qe gjykoj, mund te jete edhe e perfaqesuesve te tjere te kesaj mazhorance. Kuvendi i Shqiperise ne legjislaturen e kaluar, me konsensusin e spektrit te gjere politik, vendosi te beje disa ndryshime edhe ne Kushtetuten e vendit dhe me kete rast u prek edhe aspekti i zgjedhjes se Presidentit te Republikes, ku tashme ai mund te zgjidhet edhe me shumice te thjeshte dhe te mos shkaktoje kriza politike. Pra, duke u nisur nga ky vullnet i shprehur nga dy forcat me te medha politike, njera pale i ka njohur te drejten pales tjeter, qe nese ka mazhorancen ne Kuvend, te zgjedhe edhe Presidentin e Republikes. Une i mbetem mendimit qe ky vullnet duhet te respektohet dhe Presidenti i Republikes duhet te zgjidhet nga radhet e mazhorances aktuale. Gjithashtu, jam i mendimit se ende eshte heret per te folur per emrat konkrete brenda kesaj mazhorance, ku emrat nuk mungojne dhe jane te shumte dhe, me plot bindjen, them se do te jete nje zgjedhje shume e veshtire mes shume personaliteteve.
Prej disa muajsh, eshte hedhur ideja per krijimin e nje partie te re nga Presidenti Topi, pas mbarimit te mandatit te tij. Mundesi kjo qe eshte lene e hapur edhe nga vete Presidenti gjate nje interviste televizive. Mendoni se krijimi i kesaj partie te re do e demtonte mazhorancen dhe a duhet te ndodhe?
Gjate kesaj kohe te pluralizmit shqiptar, une personalisht kam perjetuar dhe kam pare lindjen e shume forcave politike, te krijuara ne vitet e para te tij apo me vone. Gjithnje me bindje te plote, kam besuar se krijimi i nje force politike eshte nje moment shume i vecante, pasi ajo perfaqeson ne vetvete ide, besim, shprese, vizion per te ardhmen, energji te njerezve qe e mbeshtesin. Nje perjetim te tille emocional kam pasur une kur eshte krijuar PDSH-ja, ne vitin 1990. Sot, pas 21 vjetesh, kjo force politike e ka justifikuar teresisht mbeshtetjen e gjere qe ajo gjeti qe ne themelimin e saj. Ato ide, shpresa, vizione qe te gjithe ne patem per nje Shqiperi evropiane, sot jane realitet. PDSH-ja dhe lideri i saj, Sali Berisha, kane treguar dhe vazhdojne te tregojne se kane vullnetin te plote, perkushtimin maksimal, vizionin e qarte per te drejtuar vendin drejt proceseve te thella integruese.
Nuk e di cfare mund te sjelle per elektoratin shqiptar dhe per vete zotin Topi kjo force politike, gjithnje, nese krijohet. Cfare do te perfaqesoje kjo force politike? Shfryrje dhe shprehje te inateve personale ndaj PD-se dhe liderit te saj? Ne jemi nje demokraci funksionale dhe secili, ne kete vend, eshte i lire te krijoje parti politike dhe te thote fjalen e tij lirshem. Problemi eshte se kur nuk te ndjek njeri, kthehesh ne nje personazh donkishotesk qe lufton me mullinjte e eres.
Ka nje zhvillim te fundit politik, megjithese nuk ka te beje me forcen tuaj politike, por ka te beje me politiken shqiptare. Largimi i Kastriot Islamit nga Grupi Parlamentare i PS-se. Keni ndonje koment per kete zhvillim?
Fatkeqesisht, edhe pas 20 vjetesh demokraci, PS-ja e drejtuar nga Edi Rama, po tregon se, qe kur ai ka ardhur ne krye te kesaj force politike, nuk po ecen perpara si nje parti evropiane, por ka te ngulitur si rregullore te funksionimit te saj, ate te Partise se Punes te udhehequr nga babai shpirteror i Rames. PS-ja, qe une e konsideroj si pasuri kombetare, duket se eshte kthyer ne kohen e grupeve armiqesore qe zbuloheshin sa here qe kryetari shikonte qe po i lekundeshin pozitat dhe eliminonte kundershtaret e tij politik. Une kete perjashtim e konsideroj si te rende ne zhvillimet e vendit dhe nje sinjal edhe me te forte per vete PS-ne dhe per gjithe elektoratin shqiptar, qe te ndergjegjesohet dhe nje ore e me pare te perpiqet te largoje nga skena politike kete personazh, i cili per aq kohe sa eshte ne krye te PS-se, vetem deme i ka sjelle kesaj force politike, por cka eshte me e rendesishme, i ka sjelle dem te jashtezakonshem Shqiperise ne drejtim te proceseve te integrimit. A ka krim me te madh se te mbash peng vendin tend per dy vjet rresht, larg familjes evropiane dhe kjo vetem e vetem per te ruajtur karrigen tende te kryetarit? Kjo eshte e papranueshme per cdo shqiptar dhe besoj edhe per cdo anetar te kesaj force politike.
Prej disa javesh ka nisur punen Komisioni Parlamentar per ndryshimin e Rregullores se Parlamentit. Mendoni se kjo rregullore ka vertet nevoje per ndryshim apo u krijua per te plotesuar nje teke te opozites?
Parlamenti Shqiptar ka sot nje rregullore te tij te funksionimit nder me te mirat dhe demokratiket, te njejte me rregulloret e funksionimit te parlamenteve me demokratike te vendeve perendimore. Mendoj se per opoziten nuk ka qene pengese Rregullorja e Kuvendit per zhvillimin normal te jetes se saj parlamentare. Ka qene zgjedhja e opozites per ta bojkotuar jeten parlamentare, per t'u perpjekur qe Parlamenti te mos funksionoje per dy vjet me radhe, qe ka sjelle, per hir te vertetes, nje situate jonormale te jetes parlamentare ne vend. Mazhoranca e ka shprehur qarte qendrimin e saj qe Rregullorja e Kuvendit te ballafaqohet me rregulloren e funksionimit te Parlamentit Evropian dhe nese do te kete vend per t'u permiresuar ne kete ballafaqim, atehere ne jemi te gatshem per ta bere nje gje te tille. Nese kerkohet ndryshimi i rregullores per te legjitimuar pengimin e punes se Kuvendit, me ane te mekanizmave a iniciativave si ato te "protestave" para foltores, kjo nuk ka per te ndodhur.