E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafa me letrën për Haradinajn, Rama gënjen publikisht

Edi Rama eshte perpjekur edhe nje here, ne nje dalje mediatike, qe te mohoje se kabineti i tij, ne Partine Socialiste, ka derguar nje leter permes se ciles kerkon nje takim mes tij dhe Ramush Haradinajt, qe ndodhet ne gjykim ne Hage. Ne emisionin e gazetarit Alfred Peza, ne Vizion Plus, kryetari i Partise Socialiste ka mohuar ekzistencen e letres, duke e cilesuar ate si nje sajese mediatike dhe ka akuzuar deputetin Kastriot Islami per autoresine e saj. "Besoj qe per kete dokument te prezumuar, qe ju po tregoni tani, jane dhene te gjitha sqarimet publike dhe mbi te gjitha, eshte shprehur edhe vete partia e zotit Haradinaj. Keshtu qe, une nuk dua fare dhe nuk mund te bej komentin e nje dokumenti, i cili nuk ekziston. Nuk ekziston, pasi nuk ka as firme, as vule, asgje. Pyesni Kastriotin per ate leter", u shpreh Rama. Kjo tentative e perseritur e Edi Rames, per te fshehur gafen e prodhuar nga kabineti i tij, tregon se jo vetem qe ai genjen, por edhe se nuk ka perfillur as deklarimet zyrtare te perfaqesuesve te Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Partia e Haradinajt konfirmoi publikisht ekzistencen e letres dhe dergimin e saj nga zyra e Rames, duke e quajtur nje gafe protokollare. Madje, analizuan se stafet e dy partive kane komunikuar pas kesaj gafe dhe kane gjetur mirekuptimin. "Nga kabineti i kryetarit te Partise Socialiste te Shqiperise eshte adresuar letra ne kabinetin e kryetarit te partise Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, per nje vizite te kryetarit te Partise Socialiste ne Kosove, me kerkesen qe ai te kete nje takim me strukturat drejtuese te AAK-se, ne Kosove. Ne kuader te letres, eshte pjese e ndonje gafe apo gabimi protokollar, qe ndodh ne parti te ndryshme politike, ne institucione te ndryshme politike. Ne e kemi konsideruar si nje gabim teknik dhe asgje tjeter. Behet fjale pikerisht per kete leter dhe eshte nenshkruar nga shefja e kabinetit te kryetarit te Partise Socialiste. Natyrisht, pas kesaj, u komunikua mes dy kabineteve dhe sigurisht qe, edhe ata me pas, e kuptuan se behet fjale per nje gafe", konfirmoi zedhenesi i AKK-se, Ernest Luma. Duket qarte se kete gafe kaq te madhe, Edi Rama nuk ka mundur ta kaperdije, perderisa akoma vazhdon te ngreje tymnaja false se letra nuk ekziston, duke fyer, ne kete menyre, edhe seriozitetin e partise se Ramush Haradinajt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›