E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylykbashi: Sbëjmë negociata pasi KQZ funksionon normalisht me 4 anëtarë. LSI është tkurrur

oerd-bylykbashiPartia Demokratike duket se ka ndërmend ta lërë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të funksionojë me vetëm katër anëtarë.

Shefi i kabinetit të kryeministrit Sali Berisha, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për ABC News, thotë se nuk kanë ndërmend që të bëjnë negociata. Ai thotë se KQZ funksionon me katër anëtarë, ndërsa kur duhen pesë vota, vendimet i merr Kolegji Zgjedhor.

Bylykbashi thotë se formulën aktuale e kanë zgjedhur vetë socialistët pas negociatave për një vit rresht.

Nuk flet ligji per konsensus, por le mundësinë e një mazhorance të cilësuar ose të thjeshtë, vijoi Bylykbashi.

Ndërkohë Bylykbashi është entuziast për fitoren në zgjedhje, duke thënë se Lëvizja Socialiste për Integrim është tkurrur dhe aleanca e PD ka mbledhur vota që nuk i ka pasur më parë.

Ai shton se Rama është një humbës i madh.

Rama si Eskili, ky humbës i madh i kryeveprave, por Rama i ka humbjet kryevepra, tha Bylykbashi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›