E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ: Defekt në OST, ja zonat që ngelen pa energji elektrike në kryeqytet

ceziTiranë- Një numër i madh zonash të kryeqytetit do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike sot, njoftoi kompania CEZ Shpërndarje.

Sipas CEZ-it, për shkak të një defekti në Operatorin e Sistemit të Transmetimit pa energji do të jenë këto zona:

Në rrugën Luigj Gurakuqi, në zonën rreth sheshit Avni Rustemi, në rrugën Tefta Tashko, Beqir Luga dhe në rrugën Fadil Rada.

Gjithashtu, pa energji është e gjithë zona rreth bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke përfshirë disa Presidencën, Kryeministrinë, disa ministri dhe Bashkinë e Tiranës, në zonën e ish-Bllokut, në rrugën Qemal Stafa dhe Kostandin Kristoforidhi.

CEZ thekson se grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në këto zona të kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›