Emërohet Eugen Beci tek Krimet e Rënda. Petrit Fusha, Prokuror i Tiranës
Tiranë- Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka emëruar në krye të Gjykatës së Krimeve të Rënda Eugen Becin.
Ndërsa në krye të Prokurorisë së Tiranës mësohet të jetë emëruar Petrit Fusha.
Disa ditë më parë Këshilli i Prokurorisë përzgjodhi kandidaturat që do ti propozohen Prokurorit të Përgjithshëm për pozicionet drejtuese vakante në prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Për Prokurorinë e Tiranës tre ishin kandidaturat, për të cilët u votua Petrit Fusha fitoi me vota të barabarta ndaj kandidatit Ferdinand Elezi.