E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për supergrabitësin Viktor Gushi

viktor-gushiTiranë- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për grabitësin e bankave Viktor Gushin, për të cilin rëndojnë 18 akuza, nga të cilat 2 raste për Vjedhje me pasojë vdekjen, tetë raste për vjedhje me armë, pesë raste për vjedhje me armë në tentativë, tre raste për plagosje e rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak.

Prokurora ka kalkuluar se shuma totale e grabitur nga Viktor Gushi është 3 miliardë e 113 milion 302 mijë lekë dhe 945 euro. Emri i Viktor Gushit është i njohur për drejtësinë shqiptare ashtu si edhe për qytetarët pasi me veprat e tij katronditur mbarë opinion publik. Ai akuzohet për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj në 2011 dhe një vit më vonë ekzekutoi në mes të ditës edhe arkëtaren e një banke në Tiranë, shtetasen Leonora Kaloçi.

Gjatë seancave gjyqësore, Viktor Gushi ka shprehur pendesë madje u ka kërkuar edhe falje familjeve të personave që ka vrarë.

Ja edhe deklarata e pendesës që lexoi në gjykatë pala mbrojtëse:

U kërkoj ndjesë publike familjeve, të cilat sot kur unë po gjykohem, nuk kanë një nga familjarët, që unë padrejtësisht i kam marrë jetën. Përveç pendimit që kam shprehur në momentin e parë, brenga ime vazhdon të më shqetësojë dhe në të njëjtën kohë të më vrasë edhe ndërgjegjja, pasi i kam marrë jetën në mënyrë të padrejtë njërit prej familjarëve të personave që ndodhen sot këtu. Por, e gjitha kjo ka ardhur, pasi jeta ime e mëparshme ka qenë jo e mirë. Jeta ime ka qenë e stresuar, gjë që ka ndikuar në formimin tim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›