E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ: Invalidët të sjellin dokumentacionin brenda 15 marsit

TIRANË- CEZ Shpërndarje nëpërmjet një njoftimi për median vë në dijeni se personat me aftësi të kufizuar që kanë fituar statusin e invalidit paraplegjik, tetraplegjik,ose statusin e të verbërit duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar brenda 15 marsit të këtij viti. Dokumentat që ata duhet të paraqesin janë fotokopja e noterizuar e librezës së invaliditetit e lëshuar nga organet kopetente shtetërore, fotokopje e noterizuar e kartës së identitetit të personit me aftësi të kufizuar që gëzon statusin e invalidit paraplegjik, tetraplegjik ose statusin e të verbërit.

Një tjetër dokument që duhet paraqitur është fotokopja e librezës së energjisë elektrike. CEZ bën të ditur se kur kontrata e energjisë është në emër të një pjesëtari të familjes së personit që gëzon statuset e sipërpërmendura si baba, nënë ose fëmijë atëherë duhet të depozitohet dhe certifikata familjare që provon lidhjen e personit me aftësi të kufizuar me personin në emër të të cilit është kontrata e energjisë elektrike.

Kur personi me afteësi të kufizuar jeton në një banesë me qera vec dokumentacionit të mësipërm duhet të depozitojë dhe kopjen e noterizuar të kontratës së qerasë së nënshkruar mes qeramarrësit dhe qeradhënësit. CEZ bën të ditur se dorëzimi i dokumentacionit të mësipërm nuk bëhet sipas afatit të caktuar pra deri në 15 mars të këtij vitit atëherë shoqëria CEZ Shpërndarje nuk do ta aplikojë më subvencionin në faturën e energjisë për muajt pasardhës.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›