E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni dhe politika dëmtojnë gjyqësorin

Reformimi dhe përmirësimi i sistemit të drejtësisë është një nga 12 prioritetet e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Në të gjitha raportet ndërkombëtare theksohet rëndësia e një sistemi gjyqësor të pavarur nga politika dhe ndërhyrja e politikës në punët e sistemit gjyqësor, dhe drejtësisë në tërësi, është konsideruar si një problem madhor.

Por çfarë mendojnë vetë qytetarët, cili është problemi më i madh me të cilin përballet sot gjyqësori shqiptar? Nga se është i varur më shumë gjyqësori në Shqipëri, nga politika apo korrupsioni?

Gazeta IDEA hapi një sondazh dhe kërkoi mendimet e qytetarëve për sistemin gjyqësor.

Sindazhi kishte tri pyetje:

Mendoni se sistemi gjyqësor nuk funksionon sepse ai:

Eshtë i varur politikisht?

Eshtë i vaurur nga korrupsioni?

Apo të dyja sëbashku?

25 përqind e qytetarëve që u janë përgjigjur pyetjeve, mendojnë se sistemi gjyqësor është i korruptuar ndaj dhe nuk ofron drejtësi për të gjithë. Ndërsa vetëm 8 % mendojnë se është ndërhyrja e politikës ajo që e dëmton sistemin gjyqësor.

Ndërsa 67 % e lexuesve që kanë marrë pjesë në anketë, mendojnë se korrupsioni dhe presioni i politikës së bashku janë shkaktarët kryesorë që e kanë bërë inefiçent sistemin gjyqësor shqiptar.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Biznesi shqiptar, Studimi: Pengesa, korrupsioni dhe krimi i organizuar Tiranë- Biznesi shqiptar kërcënohet nga krimi i organizuar dhe ndrydhet...
  2. Korrupsioni në Drejtësi, Wollfarth: Duhet pastruar vetëm nëpërmjet gjyqësorit Tiranë- Korrupsioni në sistemin gjyqësor mund dhe duhet të pastrohet...
  3. Korrupsioni në shtet, Leskaj: Tolerancë zero ndaj tij, padisni shkelësit në Prokurori Tiranë- Tolerancë zero, ndaj zyrtarëve të korruptuar. Kjo ka qënë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›