E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dënuari përjetë jetonte me identitet të rremë, vret dhe kapet

ITALI- Kishte ndryshuar identitetin dhe prej vitesh jetonte i qetë në Itali, edhe pse mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm të dhënë nga ana e Gjykatës së Shkodrës në vitin 1996 për vrasjen e dy personave, por ditën e djeshme ka rënë në prangat e Policisë Italiane.

Bëhet fjalë për Besnik Zykajn (Dino Binajn), i cili paraditen e djeshme është vënë në pranga nga forcat e Policisë së Firences, në kohën kur ky i fundit ka qenë duke dorëzuar dokumentat për rinovimin e lejes së qëndrimit. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se Binaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkodrës, pasi në vitin 1994 ai ka qenë me detyrë Komandant i Postës Kufitare të Velipojës dhe gjatë tentativës së dy të rinjve për të kaluar ilegalisht kufirin, ai ka qëlluar duke i vrarë të dy.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›