E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ: Rrëzohen dy shtylla, disa komuna në Gramsh pa energji

GRAMSH- CEZ Shpërndarje njofton sot se të paktën 2000 abonentë në Gramsh kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas CEZ, shkak për ndërprerjen e energjisë është rrëzimi i dy shtyllave elektrike, si pasojë e motit të keq.

Për pasojë energjia elektrike mungon në komunat Kukur, Kodovjat, Lenie. 

CEZ sqaron ndër të tjera se grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›