Dritan Prifti ankimon vendimin e KQZ, kërkon rinumërim për Fierin
TIRANË- Pas vendimit të KQZ, për të mos rinumëruar votat në 10 ZAZ të Fierit, zonë ku Dritan Prifti kandidoi si deputet i pavarur, ky i fundit vendos të ankimojë këtë vendim.
Dritan Prifti kërkon rinumërim të votave për këtë qark, me pretendimin se votat e tij janë vjedhur dhe se duhet kthyer në vend vullneti i zgjedhësve.
Kërkesa e tij është depozituar në Kolegjin Zgjedhor. Kjo kërkesë përfshin edhe provat që sipas përfaqësuesve ligjorë të zotit Prifti, janë prova filmime, të cilat KQZ nuk i mori parasysh.
(m.a/BalkanWeb)