Mbytet 12-vjeçari në plazhin e Vlorës, zhduket djali 15-vjeç në Durrës
Durrës/Vlorë- E shtuna nuk ka qenë një ditë e mbarë për dy familje që zgjodhën bregdetin për të pushuar.
Teksa një fëmijë 12-vjeç është gjetur i mbytur pasditen e sotme në Plazhin e Ri, në Vlorë.
Fëmija me inicialet L.A. mësohet se ishte dukepedaluar me varkë teksa ka rënë në ujërat e thella të detit Jon.
Ndërkohë që në plazhin e Durrësit, kanë qenë familjarët e një 15-vjecari që kanë denoncuar humjen e djalit të tyre.
Sipas burimeve blu, Edison Loka ka qënë duke pushuar bashkë me familjen në plazhin e Durrësit, por në një moment ai është zhdukur.
Gjithashtu bëhet me dije se ky i fundit vuan edhe nga problemet mendore. Menjëherë ka nisur kërkimi për të.