E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ Shpërndarje: Gjatë 12 orëve, vidhen pesë transformatorë

Kompania e furnizimit me energji elektrike CEZ Shpërndarje, njofton se vetëm në 12 orët e fundit, kompanisë i janë vjedhur 5 transformatorë të tjerë. Fenomeni i vjedhjes së transformatorëve dhe linjave të tensionit të shpërndarjes së energjise elektrike vazhdon me rritme alarmuese.

Pesë transformatorët e vjedhur këto ore janë një në Skurraj,  një në Vukaj dhe tre në Dukagjin.  Autorët e këtyre vjedhjeve jo vetëm i kanë shkaktuar kompanisë një dëm financiar prej 45.000 euro, por edhe kanë lënë pa energji komunitetin dhe klientët në këto zona.

Pesë transformatorët e vjedhur në këto 12 orë e çojnë në 40 transformatorë dhe 62 km linjë numrin e vjedhjeve të aseteve të CEZ Shpërndarje, që nga tetori 2010.

CEZ Shpërndarje kërkon ndihmën e klienteve të saj që në rast se janë deshmitarë të ketyre vjedhjeve, të informojne policinë e rendit apo dispecerinë e kompanise.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›