40 lloje peshqish në Mesdhe rrezikojnë në zhduken

Më shumë se 40 lloje peshqish autoktonë të Mesdheut rrezikojnë të zhduken për shkak të peshkimit të tepërt dhe të paligjshëm.
Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ose IUCN, një rrjet me bazë në Gjenevë, theksoi se lloje si: toni, bluefin, levreku, dhe hake janë shumë të rrezikuar. Peshkaqenët dhe rraxhët janë po ashtu ndër llojet më të rrezikuar nga peshkimi ilegal teksa delfinët dhe balenat, breshkat dhe zogjtë janë të rrezikuar për shkak të mbi peshkimit, ndotjes së deteve.
“Përdorimi i rrjetave fundore është një nga problemet kryesore për ruajtjen dhe qëndrueshmërinë e llojeve të peshqve detarë”, theksoi Maria del Mar Otero, zyrtare e Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.
“Duke qenë se nuk është një teknikë përzgjedhëse, nuk kapet vetëm peshku i synuar por edhe një numër i madh i specieve të tjera, teksa shkatërrohet edhe fundi i detit, ku shumë peshq jetojnë, riprodhohen dhe ushqehen” shtoi Maria del Mar Otero.