CEZ Shpërndarje prezanton risitë e faqes Web, Dollapi: Shpenzimet janë shkurtuar 1.2 mln $
TIRANË- CEZ Shpërndarje ka prezantuar faqen e përmirësuar on-line me opsione të reja për klientët e saj. Administratori Sahit Dollapi ka përmendur efektet financiare të sistemeve inovative të CEZ Shpërndarje si ‘SAP’ apo ‘KONVERAGE’. Ai deklaroi se totali i kursyer në vit nga shpenzimet e mëparshme të kompanisë është 1.2 milionë dollarë në vit.
“Sistemi apo matja në distancë e abonentëve, konsumatorëve të madhej apo ndryshe sistemi ‘KONVERAGER’, kryhej me 460 mijë euro në vit, shpenzime të përvitshme, atëherë ku shërbim është ofruar dhe kontrata është lidhur me një sasi vetëm prej 160 mijë euro, ose me një ndryshim rreth 300 mijë euro më pak. Nëse deri dje paguheshin për mirëmbajtjen e sistemit kompjuterik rreth 350 mijë euro në vit, ne këto shpenzime i kemi reduktuar në 30 mijë euro duke i kryer të gjitha operacionet dhe mirëmbajtjen dhe stafin dhe duke minimizuar kostot. Pra, efekti dhe risitë që ka sjellë ajo, kanë pasur dhe risitë e veta në uljen e shpenzimeve për të njëjtat shërbime dhe të një cilësie më të lartë”, u shpreh Dollapi.
Ndërsa, drejtori i IT-së në CEZ Shpërndarje, Klodian Zyberi në kuadër të transparencës, me abonentët kas prezantuar sistemet dhe shërbimet e reja on-line risi, si: shërbimi i faturës dhe shërbimi i ankesave on-line, sistemi i informimit me mesazhe etj.
‘Jemi munduar që faqja të jetë sa më e qartë për abonentin duke shfaqur të gjithë rubrikat kryesore. Sistemi i faturimit është një sistem i cili së fundmi zhvillohet dhe mirëmbahet nga vetë CEZ Shpërndarje dhe kemi realizuar një stabilizim të të gjitha proceseve. Duke mos sjellë më handikape sic ishte pak më përpara me printimin e faturave apo shpërndarja e tyre. Sistemi konsiston në leximet në distancë. Pra, në leximet që punonjësit tonë shkojnë pranë aparateve dhe hedhin në mënyrë automatike të dhënat në aparat dhe ato vijnë direkt tek sistemi i faturimit: tha Zyberi.
Administratori Sahit Dollapi u shpreh se klientët e CEZ Shpërndarje tashmë do marrin shërbim më cilësor.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Cez me faqe të re online, Dollapi: 1.2 mln $ në vit kursim nga shpenzimet e mëparshme